Kompani
Royal Security
Kategoritë
Administratë
Numri i pozitave
2
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
1540
Kompania e Sigurimit Fizik Royal Security, me adresë në Hajvali, Kompleksi “Diamond Residence”, shpallë:
K O N K U R S P U N E
1 - Asistente Administrative
1 - Zyrtare për Prokurim
Detyrat dhe përgjegjësitë e Kërkuara për pozitën Asistente Administrative
- Përgjegjëse për kryerjen e detyrave të ndryshme administrative;
- Përgjegjëse për komunikim elektronik dhe informim të përgjithë;
- Pranon telefonatat dhe drejton ato në mënyrë efikase;
- Shërben si urë lidhëse në mes personelit administrativ dhe atij jo-administrativ;
- Sipas kërkesës së Mbikëqyrësit kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës.
Kualifikimet e kërkuara:
- Të ketë të përfunduar Fakultetin Juridik;
- Të ketë së paku 3 vite përvojë pune në administratë;
- Të posedojë aftësi të mira ndërpersonale;
- Aftësi të shkëlqyeshme organizimi dhe komunikimi;
- Aftësi për menaxhimin e punës nën presion;
- Të ketë aftësi të mira kompjuterike në gjithë aplikacionet e MC Office
Detyrat dhe përgjegjësitë e kërkuara për pozitën Zyrtare për Prokurim
- Ndihmon në organizimin dhe zhvillimin në tersi të procedurave të prokurimit;
- Ofron këshilla, sugjerime profesionale në lidhje me zbatimin e procedurave të prokurimit;
- Ndihmon përcaktimin e metodave të prokurorimit, për procedurat e tenderit;
- Përcjelljen e faqes zyrtare te e-prokurimit, të gjitha rregulloret dhe udhëzimet që lëshohen nga ky autoritet;
- Identifikon shpalljet e projekteve ne baza ditore me interes për kompaninë ne faqen zyrtare e-prokurimi dhe faqe tjera apo gazeta;
- Përgatit dosjet të tenderit për ofertim tek autoritetet;
- Përgatit marrëveshjet në mes të palëve që mund të jene të përfshira në dosje të tënderit, apo ofertës;
- Sigurohet qe dokumentacioni te fajlohet dhe arkivohet ne serverin e kompanisë dhe arkivimin fizik te folderave.
Kualifikimet e kërkuara:
- Të jetë Juriste/Ekonomiste e Diplomuar ( bachelor, master e preferuar);
- Të ketë minimalisht 3 vite përvoje pune te ngjashme (Prokurim);
- Të ketë njohuri te mira të ligjeve ne fushën prokurimit publik;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze ne nivel të komunikimit dhe shkrimit;
- Të ketë aftësi shume të mira komunikuese dhe të menaxhimit të kohës;
- Të jetë në gjendje të punoj në presion dhe në bashkëpunim me koleget tjerë.
Kandidatet e interesuar mund te aplikojnë duke dërguar CV ose duke shprehur interesimin për pozitën e caktuar në E-mail: [email protected] ose duke na kontaktuar në numrin 045/ 200 000.
Konkursi është i hapur nga 14.11.2022 deri më 21.11.2022.