business

Arkitekt/e në Sektorin e Aluminit (Punë në Zyrë)

  • star Publikuar: 04-11-2025
  • star Skadon: 10-11-2025
Kompani WINTECH
Kategoritë Arkitekt
Vendi i punës Drenas
Numri i pozitave 1

KONKURS PUNE

Pozita: Arkitekt/e në Sektorin e Aluminit (Punë në Zyrë)
Kompania: WINTECH – Windows | Doors | Glass | Curtain Wall

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Shkollimi: Bachelor i obliguar në Arkitekturë – kandidatët me titull Master kanë përparësi.
  • Përvojë pune: Minimum 3 vite përvojë relevante në projekte të aluminit, fasadave ose konstruksioneve metalike.
  • Aftësi menaxhuese: Të jetë i/e aftë të udhëheqë projekte komplekse dhe t’i realizojë në kohë të caktuar.
  • Aftësi analitike: Kuptim i mirë i metodologjisë së zhvillimit të projekteve.
  • Përgjegjësi dhe përkushtim: Të jetë detalist, korrekt dhe i/e gatshëm të monitorojë projektin nga fillimi deri në fund.
  • Bashkëpunim ekipor: Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punojë në harmoni me ekipën.
  • Fleksibilitet në terren: Të jetë i aftë të kontrollojë projektet në terren sipas nevojës.
  • Njohuri gjuhësore: Njohja e gjuhës angleze është obligative; njohja e gjuhëve tjera përbën përparësi.
  • Njohuri softuerike:
  • AutoCAD – obligative
  • Orgadata, SchüCal – përparësi
  • Njohuri teknike: Njohuri bazike mbi sistemet e fasadave të aluminit dhe xhamit; përvoja në këtë fushë është përparësi.
  • Patentë shoferi: Minimum kategoria B.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Përgatitja e ofertave financiare sipas kërkesave të projekteve.
  • Hartimi i projektit zbatues, duke përfshirë detajet e prodhimit dhe montimit.
  • Koordinimi me ekipën e projektit dhe komunikimi me palët e treta.
  • Sigurimi që projektet të përfundojnë në kohë, me cilësi dhe pa gabime.
  • Menaxhimi i komunikimit me klientët dhe bashkëpunimi me kolegët rreth çështjeve teknike.
  • Shërben si kontakt i parë për projektet e tij/saj me partnerët, inxhinierët dhe eprorët.
  • Monitoron dhe vlerëson implementimin e projekteve, si dhe raporton te eprorët.
  • Vepron si urë lidhëse ndërmjet zyrës teknike dhe sektorëve të tjerë të kompanisë.

📧 Aplikimet dërgohen në: [email protected]

🕓 Afati i fundit për aplikim: 10.11.2025

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu