business

Menaxher/e i/e Marketingut

  • star Publikuar: 22-01-2024
  • star Skadon: 31-01-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Reklamim dhe Marketing, Menaxher/e
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 907

Shield Recruitment & HR kërkon Menaxher/e i/e Marketingut 1 (një) vend pune për klientin e saj, një ndër kompanitë më të konsoliduara në vend në fushën e Modës me seli në Prishtinë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Një anëtar aktiv i ekipit menaxhues për të zhvilluar dhe drejtuar në mënyrë kolektive transformimin e marketingut në Lindex Kosova në përputhje me udhëzimet dhe planet e zyrës qendrore të Lindex në Suedi.
  • Përgjegjës për hartimin e strategjisë së përgjithshme të marketingut duke planifikuar dhe organizuar fushata për të arritur objektivat e biznesit.
  • Përgjegjës për planifikimin dhe ekzekutimin e reklamave per E-Commerce: www.lindexkosova.com.
  • Menaxhon llogaritë e rrjeteve sociale, Lindex Kosova dhe Lindex Albania sipas udhëzimeve nga departamenti i marketingut të zyrës qendrore të Lindex në Suedi.
  • Përgjegjës për zhvillimin e programit të besnikërisë – MORE Club.
  • Së bashku me ekipin strategjik është përgjegjës për të identifikuar aktivitetet e ndryshme të nevojshme për të arritur parashikimet e shitjeve, për të përmbushur kërkesat e konsumatorëve dhe për të siguruara komercialitetin e artikujve.
  • Përgjegjës për hartimin e planit vjetor dhe tremujor të marketingut:
  • Harton planin e përgjithshëm strategjik të marketingut në bashkëpunim me ekipin menaxhues.
  • Ndihmon ekipin strategjik në procesin e vendimmarrjes përmes feedback-ut të rregullt lidhur me ecurinë e kampanjave të marketingut në kanalet digjitale dhe kanale të tjera.
  • Përcakton dhe planifikon investimet në media dhe kanale të ndryshme të marketingut.
  • Planifikon dhe organizon aktivitetet, eventet (ngjarjet), fushatat, bashkëpunime apo iniciativat tjera të marketingut të nevojshme për ti përmbushur objektivat e përcaktuara.
  • Analizon efektin e investimeve totale në kanalet e marketingut me fokus të vecantë në marketingun digjital.
  • Harton dhe përditeson materialet kreative të marketingut te ofruara nga zyret qendroe – Departamenti i Marketingut (Suedi).
  • Zhvillon planet e PR dhe bashkëpunimet me Influencer-e.
  • Në mënyrë aktive hulumton rreth target grupit dhe audiences së Lindex për ti njohur më mire konsumatorët dhe kërkesat e tyre.
  • Ndjek me kujdes:
  • Cilësinë e rezultateve të fushatave të realizuara.
  • Efektin e marketingut në ndërlidhje me të dhënat nga shitjet.
  • Kthimin e investimit për aktivitetet dhe fushatat e realizuara.
  • Kërkon dhe ndan me të tjerët informacionin e nevojshëm për të arritur rezultate më të mira.
  • Vepron sipas dokumenteve udhëzuese të zyrës qendrore të Lindex në Suedi.

Kualifikimet:

  • Diploma universitare në Marketing, Menaxhim Biznesi, Komunikim ne Biznes, ose të ngjashme.
  • Përvojë 3 vjecare (min.) në fushën e kërkuar/pozicionin e kerkuar.
  • Përvojë në lidership dhe menaxhim të personelit.
  • Përvojë pune në pozicionet në vijim, menaxher i marketingut, menaxher i marktingut digjital, ekspert për brand marketing, specialist për E-Commerce, menaxher i llogarive/klienteve, media strateg, media planifikues ose të ngjashme.
  • Përvojë në hartimin e strategjive të marketingut dhe analizave të tregut për shitjet me pakicë dhe E- Commerce.
  • Përvojë dhe aftësi në shfrytëzimin e WordPress dhe platformave për realizimin e kampanjave dhe reklamave për E- Commerce www.lindexkosova.com .
  • Përvojë në fushën e modës, respektivisht ‘Fast Fashion’.
  • Përvojë dhe aftësi për shfrytëzimin (njouhuri bazike) për Photoshop, Canva, Premier Pro, ilustrator ose të ngjashme.
  • Njohja e gjuhës angleze është obligative.
  • Njohuri rreth brendeve.
  • Fokus të shtuar tek konsumatorët dhe biznesi.
  • Njohuri në fushën e modes dhe shitjeve me pakicë.
  • Aftësi analitike për analizë dhe interpretim të rezultateve.
  • Kupton marketingun digjital, shfrytezon veglat digjitale për realizim të kampanjave/reklamave dhe ndjek me përpikëri trendet e fundit të industrisë.
  • I/e strukturuar dhe i/e aftë për të hartuar plane të hollësishme dhe për ti prezentuar tek ekipi.
  • Aftësi analitike të orientuara drejt zgjidhjes së problematikave.
  • Vendimmarrës/se e shpejtë dhe një menaxher/e i/e shkëlqyeshëm.
  • Aftësi të shkëlqyera te prezantimit.
  • Aftësi në shfrytëzimin e aplikacioneve të Microsoft Office, sidomos në sistemin e planifikimit të detyrave.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 31 Janar 2024 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.