business

Kamarier (2)

  • star Publikuar: 18-04-2024
  • star Skadon: 26-04-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Gastronomi dhe Hoteleri
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 701

Shield Recruitment & HR kërkon Kamarier (2 vende pune) për klientin e saj, një ndër kompanitë më të konsoliduara në vend në fushën e Hotelerisë me seli në Prishtinë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për menaxhimin e punës në Restaurant, Lounge & Shisha Bar, Wellness, Room Service, salla të pritjes/eventeve, si dhe cdo hapsire tjeter ku shërbehet brenda Hotelit;
  • Organizon punët e përditshme të rregullimit të tavolinave dhe mbulesave;
  • Përgjegjës për shërbimet profesioniste të pijeve dhe ushqimit karshi mysafirëve;
  • Përgjegjës për kontrollimin e porosive të klientëve dhe faturave të mysafirëve;
  • Përgjegjës për pranimin, ruajtjen dhe kontrollimin e mallit të pranuar, me kujdes të shtuar ndaj pijeve dhe gjërave ushqimore në banak duke mos neglizhuar afatin e skadimit, si dhe ndihmon procesin e regjistrimit (invertarizimit) për secilin muaj;
  • Përgjegjës për përgaditjen e pijeve në Restaurant, Lounge Bar, Wellness, Room Service, salla të pritjes/eventeve, si dhe cdo hapsire tjeter ku shërbehet brenda Hotelit;
  • Përkujdeset që të disponoj të gjitha njohuritë rreth menusë së ushqimit, pijeve si dhe për ofertat ditore në menu;
  • Përkujdeset për bashkëpunim të ngushtë dhe mbajtje të konsultimeve me zyrtarët përgjegjës, lidhur me detyrat e pa definuara saktësisht;
  • Tregon kreativitet përmes ofertave për ushqim, pije dhe dekorime si dhe ide të reja shitëse;
  • Trajton me korrektësi dhe shpejtësi ankesat e mysafirëve;
  • Përgjegjës për përkujdesje të sjellshme dhe xhentile ndaj mysafirëve;
  • Përkujdeset për zbatimin e rregullt të procesit të porosive dhe për kontrollimin e formaliteteve llogaritare të mysafirëve;
  • Përgjegjës për zbatimin e politikave të hotelit;
  • Mirëmban të gjitha pajisjet elektrike që janë në përgjegjësi të tij dhe respekton standardet ndërkombëtare higjieno sanitare;
  • Përgjegjës për mbrojtjen e “parimit për përpunimin e të dhënave personale”, e që nënkupton përgjegjësinë që asnjë e dhënë personale e të punësuarve apo e klientëve nuk mund të publikohet, pa pëlqimin me shkrim të tij/saj. (Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale L-06/082);
  • Përkujdeset për ruajtjen e standardeve ndërkombëtare sanitare dhe të shëndetit në punë e veçmas kontrollin higjienik të punës, kontrollin e përdorimit të aparateve dhe mjeteve të punës;
  • Përkujdeset për ruajtjen e standardeve ndërkombëtare sanitare dhe të shëndetit në punë e veçmas kontrollin higjienik të punës, kontrollin e përdorimit të aparateve dhe mjeteve të punës;
  • Kryen edhe punë të tjera profesionale, sipas kërkesës dhe udhëzimeve të mbikëqyrësit direkt, e të cilat punë janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të tij;

Kualifikimet:

  • Përgatitje profesionale (të paktën shkolla e mesme) në fushën e gastronomisë , preferohet të diplomuarit në hoteleri ;
  • Të ketë së paku 3 (tre) vite përvojë pune profesionale, si kamarierë në hotele me 4 ose 5 yje;
  • Integritet të lartë dhe etikë;
  • Aftësi të dëshmuara menaxhimi dhe organizimi;
  • Aftësi dhe njohuri të mira kompjuterike;
  • I aftë të punoj nën presion dhe fleksibil;
  • Shkathtësi të mira komunikimi dhe njohja e gjuhes angleze.

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në e-mail adresën: r[email protected] ose mund të plotësohen direkt në Web faqen e Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 26 Prill 2024 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë