business

Zyrtar/e Financiar/e

  • star Publikuar: 11-03-2025
  • star Skadon: 15-04-2025
Kompani Kuvilab
Kategoritë Financa
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 208

Konkurs për Punë

Zyrtar/e Financiar/e

Rreth Kuvilab Shpk

-Fabrika e mishit "Kuvilab" është një nga prodhuesit kryesorë të produkteve të mishit në Kosovë, e themeluar në vitin 1984. Me një staf të specializuar, fabrika ofron një gamë të gjerë produktesh, duke përfshirë, proshute vici, proshute pule , Suxhuk te fermentuar, virshlle, suxhuk dhe parizer.

Kuvilab Shpk po kërkon njerëztë talentuar për punë në pozitën Zyrtar/e Financiar/e:

Detyrat dhe përgjegjësitë

-Regjistrimi i faturave të blerjeve vendore dhe importeve në përputhje me standardet e kontabilitetit dhe ligjet e tjera te zbatueshme,

-Mirëmbatja e faturave të shitjes,

-Mirëmbatja e dokumentacioneve financiare në bazë të kërkesave ligjore,

-Regjistrimi dhe konsolidimi i llogarive bankare dhe arkës,

-Përgatitja e librave tregtare, konfirmimi i tyre me dokumentacion mbështetës,

-Krijimi i raporteve të ndryshme sipas kërkesës së menaxhmentit,

-Përgatitija dhe menaxhimi i llogarive të arketueshme dhe të pagueshme,

-Pikë kontakti kryesor për klinetet e kompanisë dhe palët e treta për çështje financiare dhe kontabël.

Kualifikimete kërkuara:

-Të ketë të përfunduar studimet bachelor (ose absolvent) në Fakultetin Ekonomik -Preferohet të jetë Kontabilist/e e-i Certifikuar në SCAAK, KAF,

-Aftësi të mira komunikimi ndërpersonale,

-Interes i mirë në kontabilitet dhe financa,

-Njohuri të mira të gjuhës angleze,

-Njohuri të mira të aplikacioneve të MS Office (Excel, Word, etj),

-Fleksibilitet dhe aftësi për të punuar nën presion,

-Aftësia për të punuar individualisht dhe/ose në ekipe,

-Së paku një vit eksperiencë pune si punonjës në financë & kontabilitet.

Përfitimet dhe cfarë ne ofrojmë:
Gjatë punës suaj në Kuvilab, do të keni mundësi të thelloni aftësitë dhe njohuritë tuaja në kontabilitetit dhe
raportimit financiar, Mundësi për të mësuar, Një mjedis profesional pune ku inkurajohen zhvillimi dhe rritja personale, Mundësitrajnimi dhe zhvillimitë karrierës.

Procedura e aplikimit:

Të interesuarit për të marrë këtë pozitëdërgoni CV-në tuaj në E-mail: [email protected]
+38349474848

Afati për apikim është deri më datë 15 Prill 2025.

Kandidatët e përzgjedhur për konsulta të mëtutjeshëm do të kontaktohen për intervistë.