business

Agjent Tregtar

  • star Publikuar: 17-12-2024
  • star Skadon: 31-12-2024
Kompani AGRIUM SH.P.K.
Kategoritë Agrokulturë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Ferizaj
Shikime 284

Një (1) Agjent Tregtar
Lokacioni: Lloshkobare, Ferizaj

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes për Agjent Tregtar

  • Të ketë diplomë të shkollës së mesme (në lëminë e Bujqësisë) - e domosdoshme, Universiteti është përparësi;
  • Përvojë pune së paku 3-5 vjeçare si agjent i shtijes;
  • Patent Shoferi dhe përvoja në ngasjen e veturës – e domosdoshme
  • Të jetë i-e afërt me koleget dhe klientet
  • Zotësi të mira komunikimi me klientët;
  • Aftësi në organizimin dhe menaxhimin e punës;

Detyrat e punës për pozitën:

  • Të realizoj prezentimin dhe shitjen e produkteve të agrikulturës në pikat e shitjes sipas planit të shitjes;
  • Të jetë në gjendje të zhvillojë dhe mirëmbajë strategjitë e shitjes në mënyrë produktive;
  • Të ketë njohuri të perfeksionuar për produktet që do të shes;
  • Të jetë i-e aftë për dhënien e ideve dhe planeve që mund të ndikojn për rritjen e shitjeve;
  • Të jetë në gjendje të menaxhojë shitjet dhe të shkruaj raporte për gjendjen e tregut në teren;
  • Të bëjë analizë konstante rreth konkurencës (kompanive dhe produkteve);
  • Të vlerësojë hulumtimet e klientëve, rrethanat e tregut, të dhënat e konkurrencës dhe implementimin e planit të marketingut me ndryshime ashtu siç është e nevojshme;
  • Të punojë ngushtë dhe të bashkpunojë me menaxhmentin e kompanisë dhe ti mbajë ata të informuar me çdo gjë lidhur me progresin & shitjen;
  • Të raportojë në mënyrë periodike mbi ecurinë e produkteve;
  • Të sigurojë një mbulim total të zonës për të cilën është përgjegjës;
  • Të jetë komunikativ dhe të zhvilloj raporte të ngushta me klient;

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

  • Diploma e Shkollës së Mesme/Universiteti;
  • Kopja e Letërnjoftimit;
  • Kopja e Patent Shoferit;
  • Referencë e përvojës së punës paraprake;
  • CV;

Kompania ka të drejtën e kontaktit të personave/kompanive të dorëzuar në referencë nga aplikuesi për arsye verifikimi.

Përparësi kanë personat që jetojnë dhe veprojnë në rajonin e Ferizajit.

Procedura për aplikim: Aplikacioni duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike pëmes E-mail: [email protected] deri me datën 31.12.2024 në ora 16:00 | +38344131337.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu