business

Shtyerje e afatit per aplikim deri me 31.01.2023

  • star Publikuar: 23-01-2023
  • star Skadon: 23-01-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë OJQ
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 789

Thirrje për Aplikim

Programi për ngritjen e kapaciteteve të grave në bujqësi

Udhëzues për aplikim

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit

31.01.2023

Historiku

CARE International në Ballkan, zyra në Kosovë, në bashkëpunim me CARE Austria (në tekstin e mëtejmë: CARE) është duke implementuar projektin WEERA - Fuqizimi Ekonomik i Grave në Zonat Rurale të Kosovës, i financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim-ADC. Projekti do të kontribuojë në një zhvillim të barabartë dhe gjithëpërfshirës socio-ekonomik dhe do të rrisë përfshirjen ekonomike dhe sociale të grave në zonat rurale të Kosovës duke përmirësuar konkurrueshmërinë e bizneseve dhe ngritjen e kapaciteteve të tyre.

Projekti pritet të kontribuojë në rezultatet e mëposhtme:

  1. Bizneset rurale të udhëhequra nga gratë janë të gatshme për të prezantuar zgjidhje të qëndrueshme financiare dhe mjedisore si dhe përmirësimin e pozicionit të tyre në treg, nëpërmjet skemës konkurruese financiare dhe asistencës teknike.
  2. Gratë nga zonat rurale janë të vetëdijësuara për të drejtat e tyre ekonomike dhe sociale, me kapacitete të ngritura dhe mundësi për pjesëmarrje aktive në proceset vendimmarrëse lokale.
  3. Njohja e gjerë e rolit të grave në zonat rurale të Kosovës përmes promovimit të praktikave më të mira të projektit dhe storieve të suksesit.

Kohëzgjatja e projektit: shtator 2022-gusht 2024

Projekti do të implementohet në zonat rurale të rajonit të Pejës dhe Gjakovës.

Projekti do të fuqizojë gratë sipërmarrëse të zonave rurale dhe do të përfshijë burrat, anëtarët e familjes, në seancat sensibilizuese me përfaqësues të OJQ-ve lokale të grave për avokim. Autoritetet lokale, institucionet publike, akterët e zinxhirit të vlerës dhe institucionet financiare do të përfshihen në promovimin dhe zhvillimin e agrobiznesit të udhëhequr nga gratë.

Analiza e Situatës

Bazuar në vlerësimin e kryer nga CARE, janë identifikuar nënsektorët e mëposhtëm bujqësorë që kanë potencial të mjaftueshëm për rritje ekonomike, ekologjike dhe integrimit gjinor:

  • Përpunimi i pemëve dhe perimeve
  • Prodhimi i qumështit duke përfshirë pikat grumbulluese
  • Shpezëtari
  • Pemë të imëta (mjedra, luleshtrydhe, boronica etj.)
  • Bimët mjekësore dhe aromatike (BMA) dhe produktet pyjore jodrusore (PPJD)
  • Blegtori
  • Bletari

Sipas Raportit të fundit të BE-së për Analizë Gjinore[1], gratë janë të nënpërfaqësuara në sektorin e bujqësisë, ato përbëjnë vetëm 5% të fermerëve të licencuar në vitin 2018. Mungesa e pronës, niveli i ulët arsimor, punësimi joformal, qasja e dobët në informata lidhur me subvencionet pengojnë pjesëmarrjen e tyre në ekonomi. Ka hulumtime të pamjaftueshme në lidhje me përfshirjen e grave dhe burrave në ekonominë joformale. Sipas Analizës Gjinore (2020), gratë përbëjnë vetëm 2% e të gjithë përfituesve të subvencioneve në bujqësi për vitin 2016.[2]

Nga numri i pergjithshëm i bizneseve të regjistruara në Kosovë, vetëm 13% janë në pronësi të grave. Po ashtu gratë kanë përfituar vetëm 17% nga grantet e Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA)[3]. Megjithëse raporti mes ndërmarrjeve në pronësi të grave dhe atyre në pronësi të burrave është një me gjashtë, ndërmarrjet në pronësi të grave morën 25 herë më pak fonde nga subvencionet gjatë vitit 2017. Për më tepër, vetëm 15% e grave pronare të bizneseve kanë përdorur kredi nga bankat komerciale[4].

Gratë e zonave rurale përballen me pengesa të konsiderueshme për të filluar një agrobiznes të formalizuar, ndërkohë që shumëçka ndodh në joformalitet. Disa nga kufizimet kryesore përfshijnë mungesën e mbështetjes teknike për themelimin e bizneseve të grave (përkatësisht regjistrimin e një biznesi), veçanërisht në sektorët: përpunimit të ushqimit, BMA (bimët mjekësore dhe aromatike) dhe sektorë të tjerë bujqësorë.

Objektivi:

Rritja e përfshirjes ekonomike dhe sociale të grave në zona rurale të Kosovës duke përmirësuar konkurrueshmërinë e bizneseve të tyre dhe kapacitetin e tyre të pjesëmarrjes qytetare

Rezultatet e pritshme:

  • Rritja e numrit të grave që kanë regjistruar bizneset apo kooperativat e tyre.
  • Realizimi i qëndrueshmërisë financiare për gratë.
  • Rritja e aftësive të kapaciteteve bujqësore të grave.
  • Përmirësimi i kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese të grave.
  • Bizneset e udhëhequra nga gratë kanë zgjeruar pjesën e tyre të tregut dhe kanë rritur gjenerimin e të ardhurave.
  • Rritja e ndërgjegjësimit të grave për shfrytëzimin e të drejtave të tyre ekonomike dhe pronësore.

Afati kohor:

Programi për ngritjen e kapaciteteve do të zhvillohet në periudhën shkurt-prill 2023.

Kush mund të aplikojë:

Të gjitha gratë në bujqësi (bizneset fillestare (start-up), bizneset në pronësi të grave, kooperativat e grave dhe gratë që nuk kanë biznese të regjistruara) të cilat punojnë në sektorët e mëposhtëm:

  • Përpunimi i frutave dhe perimeve
  • Prodhimi i qumështit duke përfshirë pikat e grumbullimit
  • Shpezëtari
  • Pemët e imëta (mjedra, luleshtrydhe, boronica etj.)
  • Bimët mjekësore dhe aromatike (BMA) dhe produktet pyjore jodrusore (PPJD)
  • Blegtori
  • Bletari
  • Sektorë të tjerë bujqësorë.

Kriteret e pranueshmërisë:

  • Aplikantët duhet të jenë gra fermere, biznese fillestare ose kooperativa.
  • Aplikantët duhet të jenë banorë në njërën nga komunat e synuara të projektit: Gjakovë, Deçan, Rahovec dhe Junik, si dhe investimet duhet të realizohen në këta komuna.
  • Aplikantët duhet të jenë drejtpërdrejt përgjegjës për përgatitjen dhe menaxhimin e projektit.
  • Aplikantët duhet të kenë një ide se si të zhvillojnë biznesin në dy vitet e ardhshme.

Kriteret e përzgjedhjes

KriteretPikët
Ideja e biznesit20
Sa inovative është ideja e biznesit?20
Ndikimi social dhe mjedisor10
Kapaciteti menaxhues20
Gatishmëria për të marrë pjesë në programin e trajnimit20
Gatishmëria për të ndarë përvojat e fituara10
Rezultati maksimal i përgjithshëm100

Dokumentet që duhen dorëzuar:

Formulari i aplikimit (mund ta gjeni në linkun: Application form

Dokument që vërteton se aplikanti nuk është nën hetime

  • Kopja e letërnjoftimit
  • Bizneset ose kooperativat e regjistruara (nëse ka)
  • Certifikata e regjistrimit
  • Jepni një përshkrim të shkurtër të inventarit/aseteve tuaja (artikujt më të vlefshëm, duke përfshirë pajisjet, tokën, makineritë dhe hapësirën e punës), (plotësoni pyetjen nr. 7 në Formularin e Aplikimit)

Aplikacionet duhet të dorëzohen në gjuhën shqipe ose serbe.

Formulari i aplikimit me dorëshkrim nuk do të pranohet.

Si të aplikoni:

Të gjitha aplikacionet mund të dorëzohen përmes e-mailit në: [email protected] ose në zarf të mbyllur.

  • Për rajonin e Gjakovës aplikacionet dorëzohen në zyrën e drejtorisë për bujqësi në komunë.