business

Kontabilist/e

  • star Publikuar: 02-02-2023
  • star Skadon: 15-02-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani KEDS Energy
Kategoritë Institucione Publike
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 21822

Roli: Kontabilist/e

Departamenti: Kontabilitet, Kontroll dhe Raportime

Data e mbylljes: 2023-02-15

Data e postimit: 2023-02-02

Lloji i punës: Orar i plotë

Niveli i eksperiencës: Niveli i ri

Numri i pozitave të lira: 1

Bazuar në skemën aktuale organizative dhe nevojën për plotësimin e vendeve të lira në Divizionet e KEDS-it, Departamenti i Burimeve Njerëzore, në 2023-02-02 shpall vend të lirë pune për këtë pozicion:

Kontabilist/e

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore :

  • Implementon dhe zbaton standardet dhe rregullat financiare për llogaritë e pagueshme, mjetet themelore dhe invetarin;
  • Mban evidenca analitike dhe kontabël të llogarive të pagueshme, mjeteve themelore dhe inventarit;
  • Respekton dhe zbaton procedurat dhe proceset për regjistrimin e faturave;
  • Kryen barazimin e regjistrimeve vjetore me komisione rreth regjistrimeve fizike;
  • Përcjell dhe kujdeset që dokumentacioni të jetë i kompletuar;
  • Tregon fleksibilitet për punë ekipore dhe për detyrat që lidhen me pozitën direkt dhe indirekt;
  • Kryen edhe detyra tjera sipas kërkesës së eprorit.

Kërkesat dhe kualifikimet :

  • Diplomë e shkollës së mesme Ekonomike, Drejtimi: Kontabilitet apo Financa;
  • Të ketë eksperiencë pune 1 - 2 vite në fushat përkatëse;
  • Aftësi të mira në paketën e MS Office;
  • Respekton konfidencialitetin e informatave për punën që bën;
  • Aftësi të shkëlqyera organizuese, analitike dhe komunikatave.

Si të aplikoni ?

  • Ju mund të aplikoni përmes njërës nga dy mënyrat e mëposhtme :
  • Të plotësoni aplikimin tuaj online në butonin: Apliko Online;
  • Të dërgoni aplikimin tuaj përmes email adresës sonë: [email protected] duke specifikuar në titull pozitën për të cilën aplikoni dhe duke bashkëngjitur dokumentet e mëposhtme:
    • - CV-në;
    • - Diplomën e kualifikimit;
    • - Dëshmi nga përvoja e punës/Trusti;
    • - Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata;
    • - Certifikata të trajnimeve të ndjekura;

Shënime të rëndësishme :

  • KEDS ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha gjinitë: meshkuj dhe femra dhe nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
  • Aplikimet e dorëzuara pas afatit nuk do të pranohen dhe aplikimet me defekte do të refuzohen.
  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.