business

Përgjegjës/e i/e Programit

  • star Publikuar: 01-08-2022
  • star Skadon: 15-08-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Arsim&Edukim
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 983

PËRGJEGJËSE E/I PROGRAMIT  Përgjegjës për çështje mësimore

Programi:

I jep llogari/raporton te:Dekanit/Koordinatorit të programit
Merr detyra nga:Dekani/Koordinatori i Programit
I jep detyra:Mësimdhënësve/Referentës së Programit
Zëvendësohet nga:Ass për hulumtim dhe projekte dhe nga Koordinatorja
Zëvendëson:Asistentët tjerë të Programit

Roli i Asisentit për Mësim - Roli i Përgjegjësit për çështje mësimore është asistimi dhe organizimi i procesit të mësimit dhe mësimdhënies brenda programit. Ai ka rol të harmonizimit të ekipit dhe punëve ekipore brenda programit për çështje mësimore, në ndërlidhje të ngushtë me ekipin dhe profesorët. 

I. PËRGJEGJËSITË

  • Asiston në organizimin e studimeve dhe veprimtarive shkencore në programin
  • Asiston në hartimin e kurrikulave, plan-programeve dhe teksteve mësimore të lëndëve në programin përkatës, përfshirë monitorimin dhe zbatimin e tyre
  • Sigurohet që stafi akademik i programit ka dosjen e plotë dhe deklarohet në AKA sipas afateve kohore,
  • Organizon, koordinon, dhe monitoron procesin e mësimdhënies dhe punës akademik dhe shkencore në kuadër të programit për nga aspekti permbajtesor
  • Mbikqyrë zhvillimin e literaturës sipas rregullave të institucionit
  • Mbikqyrë realizimin e metodologjive të mësimdhënies dhe vlerësimit sipas rregullave të institucionit
  • Asiston në përpilimin dhe miratimin e modaliteteve të vlerësimit dhe në punën e komisioneve të provimeve në lëndët që mbulon departamenti
  • Merr pjesë aktive në hartimin dhe koordinimin e projekt-planit kalendarik të procesit mësimor për programin e departamentit
  • Harton orarin e ligjëratave dhe ushtrimeve (merr miratimin e Dekanit)
  • Harton orarin e provimeve (merr miratimin e Dekanit), harton raportet pwr afatet e provimeve sipas proceseve, sw bashku me referentet
  • I jep propozime Dekanit lidhur me aspektet akademike profesionale në kuadër të programit të departamentit
  • Asiston në zbatimin e vendimeve dhe detyrave të caktuara nga Dekanati që dalin si detyra nga Rektorati, Prorektorati per mësim dhe Këshilli Akademi
  • Asiston në realizimin e detyrave të tjera të dhëna nga Dekani në lidhje me programin
  • Është përgjegjës për grumbullimin adekuat të dokumentacionit të aktivitetit shkencor e akademik të personelit akademik të programit të departamentit se bashku me referentin
  • Është përgjegjës për ofrimin e mësimdhënies në cilësinë e ligjëratave dhe ushtrimeve në modulet e fushës profesionale përkatëse në të gjitha programet e studimit në Kolegjin Heimerer me përparësi në programin e departamentit
  • Koordinon përkthimin e materialit, dhe ligjëratave prej profesorëve ndërkombëtare, dhe mban kontaktin e vazhdueshëm me ta konform kërkesave të progamit dhe institucionit
  • Ofrimi i ndihmës shtese per student dhe kontakti i vazhdueshëm me studentët dhe aktivizimi i tyre përmes formave të ndrsyhme
  • Inkurajimi i zhvillimit te punës tutoriale, sipas modelit të punës me tutorët të Kolegjit Heimerer
  • Sigurohet për përgatitjen e procesit të integrimit të studentëve të rinjë me institucioniin dhe proceset e mësimit dhe jo vetëm, me mbështetjen e stafit tw dekanatit
  • Funksionalizimi i këshilltarëve akademik dhe mbikqyrja e realizimit të procesit
  • Krijimi i kontakteve dhe lidhjeve profesionale me profesioniste te ndryshëm me mundësi kontibuti ne zhvillimin e programit përkatës.
  • Percjell procesin e diplomimit duke kompletu materialet qe dorezojne studentet dhe dorezu ato ne Keshillin e fakulteti dhe pastaj në Këshillin Akademik, ne bashkepunim me referentet dhe zyrat tjera
  • Asistim në eventet e ndryshme të kolegjit

II. INDIKATORËT E PERFORMANCËS

  • Mbarëvajtja e proceseve të mësimit
  • Mbarëvajtja dhe cilësia e punës akademike
  • Mundësimi i një mjedisi pune pozitiv, produktiv dhe mbështetës për studentët
  • Ngritja e kapaciteteve akademike përmes gradimeve të vazhdueshme
  • Numri i raporteve në mes semestrave për procesin mësimor
  • Numri i studentëve të kyqur në publikime shkencore

III. NJOHURITË, AFTËSITË DHE PRIRJET

Arsimimi: Minimum Master i shkencave në fushën përkatëse,   

Pervoja: 3 vite pervoje si asistent dhe ligjeruese

Njohurite: Adimistrimi i zyres, mesimdhenies, sylabusat dhe materialet, njohuri per metodologjite e mesimdhenies.

Aftesite Personale: Organizimi; Menaxhimi i kohes; Aftesi komunikimi me profesorat lokale dhe nderkombetare, entuziaste, energjik, kreativ, i adaptueshem ndaj kërkesave te procesit mesimore, i durushem, i përgjegjshëm,

Aftesite Teknike: Micrososft Office Package; Moodle dhe sims, SPSS etj...

Prirjet: Proaktiv, Prezenton para grupit ne menyre qart, Dinamik, Social, Kominikon ne Anglisht

IV.  AMBIENTI LEHTËSUES:

  1. Mirëbesimi,
  2. Pavarësia e rregulluar dhe e mbikëqyrur,
  3. Përkrahje e duhur,
  4. Pritje të qarta dhe të kuptueshme,
  5. Procedura Operative Standarte të Paracaktuara nga Mbikëqyrësi,
  6. Përkahje e mjaftueshme teknike.

Dorëzimi i dokumentacionit:

Dokumentet duhet të dorëzohen me kohë sipas afatit të konkursit. Dokumentet duhet të dorëzohen tek Zyrtarja për Burime Njerëzore, znj. Albiona Gashi në kopje fizike ose në formë elektorinke në email adresën  [email protected].

Për publikimet dhe librat nevojitet vetëm faqja e parë e artikullit ose kopertinës së librit.

Nëse dokumentacioni nuk është i plotë nuk do të dërgohet tek komisioni për vlerësim.

Konkursi mbetet i hapur nga data 29.07.2022 deri me 15.08.2022.