business

Studioni Infermierinë në Gjermani (Ausbildung) (120)

  • star Publikuar: 07-05-2024
  • star Skadon: 16-06-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Arsim&Edukim, Infermieri
Numri i pozitave 120
Vendi i punës Te gjitha qytetet
Shikime 3157

PLANIFIKONI TË STUDIONI INFERMIERINË NË GJERMANI?

APPK ME PARTNERËT E SAJ JU MUNDËSON TË STUDIONI INFERMIERINË NË GJERMANI, PËRMES PROGRAMIT AUSBILDUNG, ME FINANCIM TË TËRËSISHËM NGA SHTETI GJERMAN.

OFROHEN 120 VENDE PËR STUDIME

APPK në bashkëpunim me Partnerët tonë më të mëdhenj të kësaj fushe në Gjermani:

  • DIAKONIE- Një prej ndërmarrjeve më të mëdha Sociale në Gjermani, Regjioni Baden- Württemberg, për më tepër mund të vizitoni: www.diakonie-wuerttemberg.de
  • ADLER MANAGEMENT- Në porosi nga Ministria e Shëndetësisë, Regjioni Berlin- Brandenburg, për me tepër mund të vizitoni (është edhe në shqip): www.ausbildung-in-brandenburg.info

ua mundëson Programin e studimeve trevjeçare në Gjermani në fushën e Infermierisë, me një vit parapërgatitor në Kosovë.

Nëse ju:

  • Keni të përfunduar, apo jeni në përfundim të një shkollimi të mesëm (Mjekësi, Gjimnaz, apo ndonjë Drejtimi tjetër - me afinitet për fushën e Infermierisë ....)
  • Dëshironi të studioni Infermierinë në Gjermani dhe të bëheni Infermierë i Licencuar me njohje Ndërkombëtare.

Ju ofrojmë:

  • Sigurimin e një vendi për studim trevjeçar, me kontratë ligjërisht të aprovuar nga Institucione shtetërore në Gjermani.
  • Shkollim - Studim në Shkollat me prestigjioze të Gjermanisë.
  • Aftësim Profesional në institucione të mirënjohura shëndetësore.
  • Përgjatë studimeve, një pagë 1,200-1,400€/në Muaj.
  • Pas tri vitesh, Licencim si “Infermier i Licencuar”, mundësi punësimi, me pagë rreth 3,800€/në Muaj, apo çfarëdo zgjidhje tjetër që juve ju përshtatët, pa asnjë obligim ndaj Programit.
  • Të gjitha shërbimet e mësipërme, pa asnjë kosto ndaj Programit nga ana e Kandidatit.
  • Një vit para përgatitor në Kosovë, në aspektin e mësimit të gjuhës gjermane - Niveli A1-B2, me 75% të kostos së financuar nga Programi.

E kemi zgjuar kureshtjen tuaj, atëherë aplikoni përmes linkut: https://forms.gle/mJA3Jsmbj8HEtxzm9 (keni parasysh që aplikimin mund ta bëni vetëm me një e-mail në gmail)

Afati i aplikimit është i hapur deri me datën 16.06.2024, ora 16:00.

Për çfarëdo informata apo pyetje shtesë, na shkruani në [email protected] , apo na telefononi në: +383 44 507 628.

E mirëpresim aplikimin tuaj,

APPK, Prishtinë