business

Këshilltarë për klientë biznesi Mikro/Agro në Istog (m/f)

  • star Publikuar: 02-10-2023
  • star Skadon: 06-10-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Bankë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prizren
Shikime 1155

Këshilltarë për klientë biznesi Mikro/Agro në Istog (m/f)

Kompetencat

  • Diplomë universitare (preferohet Bachelor në Ekonomi, Menaxhment apo të ngjashme);
  • Tri (3) vite përvojë pune, përvoja në sektorin bankar përbënë avantazh;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të shitjes dhe prezantimit;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit;
  • Nivel mesatar i Gjuhës Angleze.

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Është përgjegjës për P&L të fushës të cilën e menaxhon;
  • Realizon targetat e përcaktuara në baza mujore, tremujore dhe vjetore;
  • Identifikon klientët potencial për kreditë e bizneseve (Mikro/Agro) përmes promocionit;
  • Identifikon nevojat e klientëve për shërbime kreditore dhe jo kreditore;
  • Promovon produktet dhe shërbimet tjera të bankës;
  • Përvetëson klientët e rinj;
  • Mbledh, analizon dhe verifikon informatat që lidhen me kredi kërkuesin;
  • Përpilon dhe analizon pasqyrat financiare;
  • Hapë llogari për klientët e rinj Mikro/Agro si dhe kryen shërbime bankare për klientët e rinj Mikro/Agro dhe klientët të cilët i ka nën menaxhim;
  • Vlerëson riskun e kredisë dhe përgatitë prezentimin përpara këshillit kreditor;
  • Menaxhon/monitoron në mënyrë cilësore kualitetin e portfolios për klientët e biznesit Mikro/Agro;
  • Menaxhon/monitoron me sukses ciklin e ri pagesave mujore të kredive të aprovuara;
  • Përpilon dosjet kreditore në përputhje me procedurat dhe dokumentet tjera zyrtare;
  • Krijon relacione afatgjate dhe profesionale me klientë;
  • Prezanton bankën në treg;
  • Organizon të gjitha dokumentet sipas politikave, procedurave dhe dokumenteve tjera zyrtare;
  • Respektimi i përgjegjësive dhe obligimeve për të parandaluar pastrimin e parave;
  • Monitoron trendet dhe zhvillimet e tregut;
  • Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së Mbikqyrësit Direkt.

Procedura e aplikimit:

Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.

Afati i aplikimit është deri me datë: 06 tetor 2023.