Kompani
BPB - Banka për Biznes
Kategoritë
Financa
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
3453
Zyrtar në Auditim (m/f)
Kompetencat:
- Diplomë Universitare në Ekonomi (Financa, Kontabilitet, Manaxhment dhe të ngjashme);
- Minimum dy (2) vite përvojë pune në Auditim ose tri (3) vite në Sektorin Bankar;
- Aftësi profesionale për të implementuar dhe përcjellë standardet procedurale dhe teknikat e auditimit në fushat operuese të bankës;
- Njohuri dhe përvojë lidhur me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit të Brendshëm;
- Njohuri të parimeve për administrimin e rreziqeve dhe teknikave të avancuara të auditimit të brendshëm të institucionit financiar;
- Të jetë së paku Teknik i Kontabilitetit/Kontabilist i Çertifikuar, apo të jetë në proces të çertifikimit në ndonjërën nga shoqatat kombëtare apo ndërkombëtare profesionale në lëmin e kontabilitetit apo auditimit;
- Posedimi i Çertifikimit në Auditim të Brendshëm është përparësi;
- Njohuri të paketave të Microsoft Office-it;
- Njohuri të avancuara të Gjuhës Angleze;
- Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit;
- Aftësi analitike.
Përgjegjësitë:
- Kryerja e detyrave specifike në rishikime financiare, operacionale dhe të pajtueshmërisë të tilla si: vlerësimi i kontrolleve të brendshme, zbatimi i teknikave profesionale të auditimit, përgatitja e dokumenteve/letrave të punës së auditimit, ofrimi i zgjidhjeve dhe dokumentimi i gjetjeve;
- Ofron ndihmë për specialistët e auditimit të brendshëm siç është përcaktuar nga Udhëheqësi i Departamentit në kryerjen efektive të operacioneve të përditshme;
- Nën mbikëqyrjen e specialistëve të auditimit të brendshëm, siguron informacionin përkatës nën shqyrtim siç janë gjetjet dhe rekomandimet të proceseve të caktuara të bankës;
- Kryen testime të respektimit të politikave si dhe ndihmon në formulimin dhe zbatimin e programeve të auditimit të brendshëm;
- Ndihmon në koordinimin e detyrave me specialistët e auditimit të brendshëm;
- Ndihmon në identifikimin e njohurive krijuese, skemave dhe vlerave duke kryer procedura analitike;
- Raporton rezultatet e një rishikimi me nivelin e duhur menaxhues në departament, duke përgatitur dokumente të punës së auditimit dhe prova;
- Siguron ndihmë në detyrat “ad hoc” për udhëheqësin dhe specialistët e auditimit të brendshëm;
- Ndihmon në identifikimin e mundësive të përmirësimit dhe faktorëve të rrezikut nga analizimi i funksioneve operacionale të bankës;
- Sigurohet që të gjitha kërkesat ligjore dhe rregullative, si dhe kërkesat nga politikat dhe procedurat e bankës janë konsideruar gjatë ushtrimit të punës si zyrtar në auditim;
- Asiston në trajnimin dhe mbikëqyrjen e punës së praktikantëve dhe stafit të ri të departament të auditimit të brendshëm (kur është e aplikueshme);
- Asiston në detyra të tjera që mbikëqyrësi ose/dhe Udhëheqësi mund të caktojnë.
Procedura e aplikimit:
Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.
Afati i aplikimit është deri me datë: 14 tetor 2022.