business

Menaxher/e Financiare

  • star Publikuar: 14-03-2024
  • star Skadon: 29-03-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Financa
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1333

SHPALLJE PËR VEND PUNE

OJQ "Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve" (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians NGO) si rezultat i suksesit dhe procesit të zgjerimit, është në kërkim të pozitës së punës:

Pozita: Menaxher/Menaxhere Financiare

Vendi: Prishtinë

Orari: I plotë

______________________________________________________________________________

Detyrat dhe përgjegjësitë

  1. Menaxhimi i Financave:
  • Zhvillimi dhe implementimi i strategjive financiare për arritjen e objektivave të organizatës.
  • Menaxhimi i buxhetit dhe monitorimi i performancës financiare.
  • Përgatitja dhe prezantimi i raporteve financiare periodike për drejtorin ekzekutiv, bordin e drejtorëve dhe palët e tjera.
  1. Analiza dhe Parashikimi Financiar:
  • Krijimi dhe monitorimi i modeleve financiare për të parashikuar zhvillimet e ardhshme.
  • Analiza e rrezikut financiar dhe zhvillimi i strategjive për lehtësimin e rreziqeve potenciale.
  1. Administrimi i Likuiditetit dhe Financimit:
  • Sigurimi i disponueshmërisë së mjaftueshme të likuiditetit për operacionet e përditshme.
  • Koordinimi i proceseve të financimit për të siguruar burime të nevojshme kapitale.
  1. Menaxhimi i Kontrollit të Brendshëm:
  • Vendosja dhe monitorimi i politikave dhe procedurave financiare.
  • Sigurimi që organizata të përmbushë standardet e auditimit dhe të raportimit financiar.
  1. Bashkëpunimi dhe Komunikimi:
  • Komunikimi i rendimentit financiar dhe strategjive me drejtorin ekzekutiv, bordin e drejtorëve dhe të tjerët.
  • Bashkëpunimi me departamentet tjera për të siguruar që qëllimet financiare përputhen me objektivat e përgjithshme të organizatës.
  1. Zhvillimi i ekipit:
  • Menaxhimi dhe zhvillimi i një ekipi financiar dhe administrativ të aftë dhe të përkushtuar.
  • Trajnimi dhe orientimi i stafit në çështje financiare dhe administratë.
  1. Zbatimi i Ligjeve dhe Rregulloreve Financiare:
  • Sigurimi që organizata të respektojë të gjitha rregulloret dhe ligjet financiare vendore dhe ndërkombëtare.
  1. Mirëmbajtja dhe rregullimet financiare në sistemin QuickBooks.

Kualifikimi i vlerësimit

  • Kualifikimi akademik MA në fushën e financave dhe kontabilitetit;
  • Përparesi do të kenë certifikimet profesionale nga IKAF apo SCAAK;
  • Përvojë minimale prej 3 vjetësh në financa dhe kontabilitet;
  • Kërkohet te ketë njohuri në programin financiar te kontabilitetit QuickBooks;
  • Përvojë pune e mëparshme në sektorin e organizatave në pozicionet e nivelit të lartë në fushën e financave dhe kontabilitetit.

Njohuritë dhe shkathtësitë

Nëpunësi duhet të ketë njohuri/shkathtësi në fushat e mëposhtme:

  • Njohuri për të gjitha standardet përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit;
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe konceptuale;
  • Kërkohen njohuri të mira komunikuese të gjuhës angleze (e folur dhe e shkruar);
  • Aftësia për të menaxhuar kohën dhe për të prioritizuar detyrat në mënyrë efektive;
  • Aftësia për të punuar në ekip dhe për të bashkëpunuar me kolegët për të arritur qëllimet e përbashkëta të punës;
  • Aftësia për të komunikuar në mënyrë efektive me bashkëpunëtorët, menaxherët dhe klientët;
  • I/E shkëlqyeshëm në punë ekipore dhe aftësi sociale;

Dispozitat përfundimtare

OJQ "Zëri i Romëve Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve" ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.

Të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në e tyre dhe një letër motivuese (të bashkangjitura me rekomandime, diplomat e shkollimit, dhe ҁertifikatat e trajnimeve). Mos dorëzimi i plotë i dokumenteve rezulton në mos shqyrtimin e aplikacionit.

Ne inkurajojmë kandidatët nga komunitetet: Rom, Ashkali, dhe Egjiptian (vajzat/gratë) të aplikojnë për pozitën e shpallur.

Aplikimi realizohet përmes formës elektronike: [email protected]

Për më shumë informata ju mund të na kontaktoni në po të njejtin e-mail.

Afati i fundit për aplikimi është deri më datën 29/03/2024 në ora 16:00.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listen e ngushtë do të kontaktohen.