business

Shef i Kontabilitetit

  • star Publikuar: 13-05-2024
  • star Skadon: 27-05-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Ekonomi
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Gjakovë
Shikime 1106

Bazuar në Ligjin e Punës dhe vendimit të Bordit të Përkohshëm Menaxhues, me datë 13.05.2024, H.C.”JATEX”SH.A. në Gjakovë, shpallë konkurs publik:

KONKURS

Ndërmarrja: H.C.”JATEX”sh.a. Gjakovë

Sektori: Sektori financiar

Vendi i punës: Një (1) Shef i Kontabilitetit

Kontrata: Sipas legjislacionit në fuqi

Punët dhe detyrat e punës:

  • Regjistrimi i faturave të blerjeve dhe shitjeve në përputhje me standardet e kontabilitetit dhe ligjeve të tjera të zbatueshme;
  • Mirëmbajtja e dokumentacionit financiar në bazë të kërkesave ligjore;
  • Regjistrimi dhe konsolidimi I llogarive bankare dhe arkës;
  • Përgaditja e librave tregtarë, konfirmimi i tyre dhe dokumentacionin përkatës;
  • Përgaditja dhe menagjimi I llogarive të arkëtueshme dhe të pagueshme;
  • Mbajtja e evidences së punes ditore për puntoret e Ndërmarrjes;
  • Përgaditja e listes së pagave;
  • Deklarimi i tatimeve;
  • Kontrollimi dhe barazimi i listave të regjistrimeve vjetore nga ana e komisioneve me financa;
  • Është përgjegjës për punë dhe detyra të punës që i janë përcaktuar apo i përcakton e i përgjigjet zyrtarit financiar.

Kushtet e pjesmarrjes në konkurs:

  • Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikes së Kosovës, të moshes madhore të cilët kanë zotësi të plotë veprimi;
  • Të kenë Diplomë të nivelit universitarë në ekonomi, financa, administrim biznesi, menaxhim;
  • Aftësi organizative;
  • Atësi për kryerjen e punëve;
  • Të ketë integritet të lartë moral dhe ti përmbahet standardeve të etikës;
  • Njohuri të rrjedhshme në të folur dhe në të shkruar në njërën nga gjuhet zyrtare;
  • Njohuri të mira në aplikacionet e Microsoft Office.

Aftësitë/ përvoja dhe atributet tjera që kërkohen:

  • Minimalisht të ketë 1 vit përvojë pune në detyra të ngjashme.

Data e mbylljes së konkursit: Konkursit është i hapur pesëmbdhjetë (15)ditë nga data e publikimit.

Dokumentat e kërkuara:

  • Aplikacion i punësimit;
  • Letër Motivuese;
  • Diplomen mbi kualifikimin të cilën e posedojnë;
  • Dëshmin e përvojes në punë;
  • Dokumenti i identifikimit,
  • Certifikat nga gjykata që nuk është I e dënuar apo në procedure penale; si dhe
  • Çdo dokument tjetër që e vlerëson të nevojshme që i përshtatet kushteve dhe kritereve të caktuara më lartë.

Dorëzimi i dokumentave bëhet në zyren e shërbimit kadrovik çdo ditë pune prej ores 8:00 – 14:00, ose në email [email protected]

Bordi i Përkohshëm Menagjues i

H.C.”JATEX”SH.A.