Kompania FRIGO STAR, është në kërkim të një Arkitekti ose Arkitekte të talentuar për të projektuar dhe zhvilluar ambientet e gastronomisë për klientët tanë.
Vendi i Punës: Xërxe (Rahovec)
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Krijimi dhe dizajni i ambienteve të brendshme
- Përshtatja e dizajnit arkitektural me nevojat dhe preferencat e klientëve
- Bashkëpunimi me ekipin e inxhinierisë dhe arkitekturës për të siguruar që projektet të përmbushin kërkesat.
- Përgatitja e vizualizimeve dhe planifikimeve të dizajnit për klientët dhe menaxherinë e projektit, duke përfshirë renderime 3D
Kualifikimet dhe Atributet:
- Diploma në Arkitekturë, Dizajn Enterieri, ose fusha të ngjashme.
- Përvojë pune në dizajnin e ambienteve të brendshme.
- Aftësi të shkëlqyera në përdorimin e softuerëve të dizajnit arkitektural dhe enterier, si AutoCAD, SketchUp, 3DS Max , ose Archicad.
- Kreativitet dhe aftësi të shkëlqyera komunikimi për të përfaqësuar vizionin e dizajnit dhe për të bashkëpunuar me klientët dhe ekipin e projektit.
- Njohuri të mira të materialeve dhe teknologjive të përdorura në ndërtimin e ambienteve të gastronomisë, si dhe trendet e fundit në industri.
Na dërgoni CV , në email : [email protected]
Kontakti : +383 (0) 49 870 333.