business

Operatorë në nivelin 110(220)/x kV/kV

  • star Publikuar: 01-10-2022
  • star Skadon: 13-10-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kompani KOSST
Kategoritë Energjetikë
Numri i pozitave 7
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 4133
KONKURS PUBLIKDT‐BNJ‐027
ver. 1.1faqe 1 nga2
Departamenti i Burimeve NjerëzoreSektori i Personelit

Bazuar në nenin 8 të Ligjit të punës nr. 03/L‐212 të Republikës së Kosovës, nenin 4, paragrafi 1,2,3,4,5 dhe nenin 5 të Udhëzimit Administrativ 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik si dhe pikën 9.2 dhe 5.1.1 të Politikës së Rekrutimit, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut‐KOSTT sh.a. shpall:

Për pranimin në punë:

KONKURS PUBLIK

1. 7 (shtatë) Operatorë në nivelin 110(220)/x kV/kV Kushtet e përgjithshme:

Kohëzgjatja e punësimit: Për kohë të pacaktuar.

Në tekstin në vijim përdorimie njërës gjini nuk përjashton gjininë tjetër.

Orarii punës: Puna me orar të plotë. Lartësiae pagës do të përcaktohet në harmoni me politikat e aprovuara të KOSTT‐it.

Numri i kryesve: 7 (shtatë)

Kohëzgjatja e punësimit: Për kohë të pacaktuar Numrireferues i pozitës: 1.6.7.7

Pasi që veprimtaria e kompanisë është e natyrës specifike dhe punohet në kushte të veçanta pune, por edhe në disa sektorë zhvillohet procesi i punës 24 orësh dhe në bashkëpunim me rajonin, kompania ka nevojë për punësimin e operatorëve për operim në nënstacione ‐ teknikë të elektroteknikës, për kyçje në procesin e punës pas aftësimit paraprak profesional dhe vlerësimit në pavarësimin për kryerje të detyrave të caktuara të punës specifike. Për këtë arsye për Operator për Operim në Nënstacione do të aplikohet periudha e aftësimit profesional prej 6 muajve, konform dispozitave ligjore dhe politikave të brendshme të kompanisë. Pas kalimit të këtij afati do të bëhet verifikimi i aftësive të arritura profesionale konform politikave dhe procedurës përkatëse.

Përshkrimi i detyravetë punës për pozitën:
1. 7 (shtatë) Operatorënë nivelin 110(220)/x kV/kV

Nr. referuesi pozitës: 1.6.7.7

Detyrat e përgjithshme: Është përgjegjësi kryesor për të gjitha manipulimet në TS 110/10 kV. Gjatë tërëorarit të punës duhet të bashkëpunojë ngushtë me Dispeçerin e Qendrës Nacionale, përgjegjësin e NS dhe menaxherin e Operimit të NS. Me urdhër të Dispeçerit operon me stabilimentet në TS, në funksionon të mbarëvajtjes së tërësishme të KOSTT dhe SEE në tërësi. Operimi do të vazhdojë deri në kalimin e operimit nga QND përmes SCADA sistemit.

Detyrat specifike: Përmes Dispeçerëve të QND, Operatorët kryejnë të gjitha operimet e mundshme për mbikqyrjen, operimin dhe mirëmbajtjen e nënstacioneve dhe linjave. Detyrat dhe përgjegjësitë e tij specifike janë:

  • Zbatimi në përpikmëri i Procedurës për Operim,
  • Operimi me të gjithallojet e pajisjeveelektrike në emër të dispeçerit,
  • Monitorimi i performancës së nënstacionit,
  • Shënimi i performancës dhe incidenteve në nënstacione dhe raportimi i tyre.
  • Mbajtja e shënimeve për të gjithaveprimtaritë në nënstacion.
  • Evidentimi i kohës së operimeve
  • Mban evidencë për gjendjene furnizimit vetanak,e në rast nevoje lajmëronMenaxherin për Operim
  • Evidentimi i rënieve të stabilimenteve elektroenergjetike në kohë reale, deshifrimi i mbrojtjeve të cilat kanë vepruar,
  • Vrojtimi dhe evidentimi i gjendjeve jonormalenë fushat në eksploatim, lajmërimii tyre tek dispeçeri
  • Periodikisht bënë vrojtimin e gjendjes së stabilimeteve elektroenergjetike të NS dhe raportimit
  • Ruan dokumentacionin teknik të NS
  • Mban pastërtinë në objekt
  • Gjatë tërë orarit të punës nuk guxon të largohet nga objekti
  • Sipas nevojës, Menaxheri i Operimit e cakton në NS e të njëjtitnivel në të cilin duhet të punojë

Operatorët për Operim në Nënstacione fillimisht për periudhën 6 (gjashtë) mujore do të jenë në periudhën e aftësimit profesional që të aftësohen profesionalisht për kryerjen e pavarur të detyrave të caktuara të punës Operator në nivelin 110(220)/x kV/kV në Nënstacionet elektrike që operojnë në Nënstacionet (NS) përkatëse si në vijim: NS Burimi (1 operator), NS Klina (1 operator), NS Prizren 1 (1 operator), NS Prizreni 3 (1 operator), NS Vushtrria 1 (1 operator), NS Deçani (1 operator), NS Palaj (1 operator).

Në pajtim me Politikat e KOSTT‐it, Operatorët për Operim në Nënstacione gjatë periudhës të aftësimit profesional do të përfshihen në programet zhvillimore në Nënstacionet elektrike të cekura më lartë, sipas programit të përgatitur nga Sektori përkatës për Operim të Nënstacioneve të KOSTT dhe do të monitorohen nga një mentor, i cili do të caktohet si person përgjegjës për zhvillimin dhe aftësimin e tyre profesional për Operator në NS.

Pas përfundimit të programit të aftësimit profesional, Operatorët për Operim në Nënstacione do t’i nënshtrohen vlerësimit para komisionit profesional.

Kualifikimet, aftësitëdhe shkathtësitë tjera::

Kandidatët/et përveç kushteve të përgjithshme të punësimit të cilat kërkohenme ligj, duhet ti plotësojnë edhe këto kushte të veçanta:

  • Të kenë diplomë të Shkollës së mesme elektroteknike apo teknike‐drejtimi/lëmi: Elektroteknikë, Elektroenergjetikë, Tekniki kompjuterëve, Elektronikë, Instalime elektrike apo të ngjashme
  • Njohja bazike e punësme kompjuter;
  • Njohja e gjuhës angleze(e preferueshme),
  • Aftësi të mira të komunikimit.

Kushtet e punës: Puna me ndërrime në NS (Nënstacione elektrike)

Vendi/Lokacioni: NS Burim (Istog) (1 operator), NS Klina (1 operator), NS Prizren1 1 (1 operator), NS Prizreni 3 (1 operator), NS Vushtrria 1 (1 operator), NS Deçani (1 operator), NS Palaj (Kastriot) (1 operator).

Forma e aplikimit:

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes internetit duke i plotësuar aplikacionet të cilat mund t’i shkarkojnë nga ueb faqja e KOSTT‐it: www.kostt.com

E‐mail adresa ku duhet të aplikohet është: [email protected]

Aplikacionet do të pranohen vetëm nga kandidatët, të cilët i plotësojnë kërkesat e parashtruara si në konkursin publik të shpallurnë mjetet e informimit publik dhe në web faqen zyrtare të KOSTT‐it. Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten kopjet e diplomëssë shkollimit.

Dokumentet origjinale duhet të prezantohen në momentin e intervistimit ose para intervistimit nëse kërkohen.

Selektimi i kandidatëve që plotësojnë kushtet e konkursit, testimi me shkrim, intervista, përzgjedhja dhe informimi i kandidatëve do të bëhen në përputhje me afatet dhe kriteret sipas udhëzimit administrativ për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik nr.07/2017.

Konkursi publik mbetet i hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit në mjetet e informimit publik dhe në ueb faqen e KOSTT, nga data 29.09.2022 deri me 13.10.2022 ora 24:00.

Aplikacionet pas afatit të paraparë apo të pakompletuara nuk do të shqyrtohen.

KOSTT ofron mundësi të barabarta të punësimitdhe inkurajon kandidatët e gjinisë femërore dhe të rinjtë që të aplikojnë për këto vende pune.