business

Zyrtar çertifikues

  • star Publikuar: 20-08-2024
  • star Skadon: 11-09-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucionet Qendrore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 971

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarëtpublikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Akademia e Drejtësisë shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit: Grupi i buxhetit dhe financave

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar çertifikues

Klasa e pozitës: Profesional 1

Koeficienti/Paga: 5.75

Nr. i kërkuar: 1

Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit : 12/08/2024

Afati për aplikim: 13/08/2024 - 11/09/2024

Institucioni : Akademia e Drejtësisë

Departamenti : Drejtori Ekzekutiv i Akademisë

Divizioni

Vendi i punës: Prishtinë

Nr. i Referencës : RN00014802

Kodi: RPC0008341

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  1. Siguron që zotimet janë bërë me kohë nga Kodet Buxhetore;
  2. Aprovon realizimin e të gjitha shpenzimeve buxhetore të Akademisë;
  3. Siguron që kushtet e zbatueshmërisë të një kontratepublike të jenë përmbushur para bërjes ose autorizimit të pagesave sipas kontratës;
  4. Siguron që shpenzimi i parasë publikesipas kontratave publikebëhet në pajtimme legjislacionin në fuqi;
  5. Siguron që janë plotësuarkushtet e kontratëspara se të bëhet pagesa dhe që kërkesa për pagesë është e koduar në kategorinë e duhur të shpenzimeve;
  6. Siguron që procedurat e prokurimit janë bërë në pajtim me rregullat dhe procedurat e prokurimit;
  7. Siguron që procedurat e pranimit të mallrave, punëve dhe shërbimeve janë vlerësuar mirë;
  8. Siguron që janë respektuar rregullat dhe dispozitat tjera ligjore gjatëinicimit dhe realizimit të aktiviteteve të prokurimit dhe procedimit të shpenzimeve;
  9. Siguron që procedurat e menaxhimit të pasurisë janë zbatuar dhe regjistrimet përkatëse kanë përfunduar;
  10. Kryen detyra tjera të parashtruara nga Drejtori i Akademisë.

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.


Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimittë lartë e nivelit të parë (Bachelor), në drejtimin Ekonomik, specialist finance apo kontabilitet.
  • Kërkesat specifike: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojëpune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri të thella dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
  • Nivel të lartëtë njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
  • Njohuri të gjëra të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike.
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
  • Aftësi për të bërë gjykimeprofesionale të pavaruradhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
  • Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).

Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomëstë kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimoretë Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisësë punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatësi punësimit për përvojën e punës,që përcakton pozitëne punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (vlen për të punësuarit në institucione publike).Kandidatët që nuk janë të punësuar në institucione publike duhet të dërgojnë një vetëdeklaratë me shkrim të nënshkruar se nuk kanë masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk ështëi/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.


Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 26/09/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

Kriteret specifike shtesë

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë
  1. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
  1. Mënyra e aplikimit
  1. Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurëdo të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues,njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen