Kompani
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA SH.A.
Kategoritë
Ligjore
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
1942
Kompania e Sigurimeve
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA SH.A.
shpall
KONKURS PUNE
Titulli: Zyrtar Ligjor – (1) pozitë e lirë
Pershkrimi i detyrave të punës
- Përfaqësimi i kompanisë në konteste gjyqësore;
- Përfaqësimi i kompanisë në proceset e ndërlidhura për çështje administrative;
- Përpilimi i akteve administrative të kompanisë në raport me palët e treta si, kontrata bashkëpunimi, dhe kontrata të natyrave të tjera sipas nevojës;
- Dhënia e mendimit lidhur me trajtimin e dosjeve për rimbursim për produktet e sigurimeve në komisionin përkatës, lidhur me bazueshmërinë e kërkesës, përfshirë dhe vlerësimet e rasteve përkatëse gjatë procedurës së marrjes në sigurim;
- Përgatitja e vendimeve të komisioneve përkatëse lidhur me trajtimin e kërkesave për rimbursim;
- Vlerësimi dhe propozimi për ndryshim të kushteve të përgjithshme të kontratave të sigurimit, me qëllim të harmonizimit me praktikat e mira dhe ligjet në fuqi;
- Inicimi dhe ndjekja e procedurave të përmbarimit ndaj debitorëve të produkteve të Sigurimit;
- Detyra të tjera sipas kërkesës se mbikëqyrësit të drejtpërdrejtë, që ndërlidhen me natyrën e punëve ligjore.
Vendi i punës: Prishtinë – Zyra Qendrore
Kandidatët/et duhet të plotësojnë këto kushte të veçanta:
- Përgatitja e lartë arsimore (diplomë universitare në fakultetin juridik);
- Përvojë pune: 1 - 3 vite, në lëmine profesionale;
- Preferohet të ketë eksperiencë pune në kompani të sigurimeve.
Të gjithë kandidatët/et përveç kushteve të veçanta, duhet të plotësojnë edhe këto kushte të përgjithshme:
- Të kenë aftësi të mira komunikimi;
- Të jenë të aftë për punë në ekip dhe për punë në terren;
- Të jenë kreativ, i motivuar dhe bashkëpunues;
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV,
- Diploma, certifikime dhe trajnime relevante,
- Dëshmi mbi përvojën e punës,
- Referenca nga punëdhënësi paraprak ose aktual.
Të gjitha aplikacionet për punësim pranohen vetëm përmes adresës elektronike: [email protected] dhe në subjekt të shkruhet: “Aplikim për pozitën: Zyrtar Ligjor”
Konkursi është i hapur deri me datën 12.04.2024.