business

Konsulent/e për SAP SuccessFactors

  • star Publikuar: 09-04-2025
  • star Skadon: 30-04-2025
Kompani KESCO Energy
Kategoritë Institucionet Qendrore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 335

Informacion

Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Departamenti i Sistemit Informativ më datë 01-04-2025 shpall konkurs pune:

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Përgjegjës për të kuptuar kërkesat e biznesit, proceset e biznesit, dokumentimin e kërkesave dhe ofrimin e zgjidhjeve për Modulin SAP SF
  • Puna me ekipe dhe departamente ndërfunksionale për të kuptuar dhe analizuar nevojat e SAP
  • Asistimi në zhvillimin e projekteve të lidhura me SAP
  • Pjesëmarrja në takime dhe përditësimi i rregullt për përdoruesit kryesorë të modulit dhe palët e interesuara
  • Ofrimi i mbështetjes të vazhdueshme dhe teknike për përdoruesit përfundimtar, duke iu përgjigjur pyetjeve dhe zgjidhjen e problemeve
  • Zhvillimi dhe mirëmbajtja e dokumentacionit SAP, hartimi dhe dokumentimi i rrjedhave të proceseve
  • Kryerja e sesioneve të trajnimeve për përdoruesit dhe koordinimi me palët e jashtme për mbështetjen e SAP
  • Mbështetja në migrimin e të dhënave, kontrollet e integritetit dhe raportet

Kërkesat dhe kualifikimet

  • Diplomë Bachelor ose më e lartë në shkenca kompjuterike, administrim biznesi, burime njerëzore ose e ngjashme
  • Njohja e gjuhës angleze
  • Certifikatat SAP në ERP e preferuar
  • Kuptim i fortë i funksioneve të SAP ERP
  • Përvojë e dëshmuar si konsulent SAP, preferohen HR-SF modulet
  • Aftësi të forta të të menduarit kritik, analitik dhe zgjidhjes së problemeve
  • Aftësi të forta kompjuterike dhe përvojë me programe softuerike përkatëse
  • Aftësi të shkathtësive të buta
  • Aftësia për të menaxhuar projekte dhe prioritete të shumta
  • Përvojë me mjetet e vizualizimit të të dhënave dhe softuerin e përcjelljes së projekteve si Jira\

Dokumentet e kërkuara

Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF: https://careers.kesco-energy.com/job-vacancy/1075

  • CV
  • Diplomën e kualifikimit
  • Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
  • Certifikata të trajnimeve të ndjekura

Shënime të Rëndësishme

KESCO ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë kandidatët. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen dhe aplikimet e pakompletuara do të refuzohen. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe janë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

APLIKO