Kompani
Shield Recruitment & HR
Kategoritë
Inxhinieri
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Mongoli
Shikime
298
Shield Recruitment & HR kërkon Inxhinier/e i/e Hidroteknikës 1 (një) vend pune për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit.
Vendi i punës: Mongoli.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të ketë njohuri shumë të mira në realizimin e projekteve;
- Të njohë dokumentacionin Tekniko –Ligjor që nevoitet;
- Plotëson cdo ditë raportet e nevojshme sipas kërkesave të projektit dhe menaxhmentit;
- Harton në mënyrë të vazhdueshme librezën e masave për punimet që kryhen;
- Të dijë të hartojë situacione dhe ato lidhur me proceset e realizuara;
- Të ketë aftësi të monitorojë ecurinë e proceseve të punës;
- Të ketë aftësi shumë të mira organizative, të dijë të koordinojë dhe të drejtojë stafin e përfshirë në projekt;
- Plotëson në vazhdimësi dokumentacionin tekniko-ligjor gjatë fazave të ndërtimit deri në përfundim të projektit;
- Mban përgjegjësi për zbatimin e punimeve në përputhje me projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike;
- Zbaton grafikun e punimeve në përputhje me afatet e përcaktuara në kontratat e zbatimit të punimeve;
- Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
- Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indikative.
Kualifikimet:
- Fakulteti i Ndërtimtarisë drejtimi Hidroteknikës;
- Së paku 3 vite përvojë punë fushën e ndërtimtarisë/hidroteknikës;
- Njohuri të thella profesionale, aftësi të shkëlqyshme hulumtuese, analitike dhe organizative;
- MS OFFICE (Excel, Word, Outlook, Power Point, Project), Programe të Projektimit dhe Dizajnimit (AutoCAD apo ngjajshëm);
- Njohja e Gjuhës Angleze;
- Aftësi të mira ndërpersonale dhe të punës në ekip;
- Vetë-motivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjësi;
- Aftësi të mira organizative;
- Kualifikimet e lartë shënuar janë indikative.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 01 Nëntor 2024 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.