business

Operatorë/e të qendrës së thirrjeve/Bazistë/e (4), Shofer/e (40), Punëtor në autolarje (2)

  • star Publikuar: 03-10-2022
  • star Skadon: 03-10-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kompani EL TAXI
Kategoritë Taksi
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 3531

EL – TAXI - KONKURS PUNE

Taxi më i ri në shehër!

Ju ftojmë të bëheni pjesë e rrugëtimit tonë ELEKTRIK!

Prishtinës po i shtohet një kompani që është e përgjegjshme ndaj ambientit, e përgjegjshme dhe profesionale në ofrimin e shërbimit të bartjes së pasagjerëve dhe ofron kushte të mira dhe ambient të këndshëm për punë.

Operatorë/e të qendrës së thirrjeve/bazistë/e (4 vende)

Ju duhet të keni:

  • Përvojë paraprake si bazistë/e (është përparësi)
  • Sjellje profesionale dhe të jeni komunikativ;
  • Aftësi të mira në përdorimin e kompjuterit;
  • Njohuri për operim me sistemet e menaxhimit të qendrës së thirrjeve;
  • Aftësi të mira për orientimin e shoferëve në lagjet e Prishtinës;
  • Aftësi për të menaxhuar fluksin e thirrjeve dhe punën nën presion;
  • Disponueshmëri të punoni me orar fleksibil;
  • Njohuri bazike të gjuhës angleze.

Ne ju ofrojmë:

  • Kontratë afatgjate;
  • Orar fleksibil;
  • Pagë konkurruese;
  • Bonuse në përformancë.

Shofer/e (40 Vende)

Ju duhet të keni:

  • Patent shofer (valid) të kategorisë B;
  • Përvojë paraprake në vozitje (së paku 2 vite) – preferohet përvoja paraprake në bartjen e pasagjerëve;
  • Aftësi për të menaxhuar vozitjen dhe pritjet e gjata në komunikacion;
  • Aftësi për të gjetur rrugë alternative që klienti të mbërrij në kohë në destinacionin e tij;
  • Disponueshmëri për të punuar me orar fleksibil;
  • Njohuri shumë të mira të lagjeve dhe rrugëve të Prishtinës;
  • Mosha e preferuar (30 – 55) vite.

Ne ju ofrojmë:

  • Kontratë afatgjate;
  • Orar fleksibil;
  • Pagë konkurruese dhe bonuse mbi mesatare.

Punëtor në autolarje (2 Vende)

Ne ju ofrojmë:

  • Ambient të mirë pune;
  • Orar fleksibil;
  • Pagë konkurruese.

Të gjithë të interesuarit mund të na kontaktojnë në numrat e telefonit: +383 46 222 777 dhe

+383 45 50 70 70 deri në ora 17:00 apo të dërgoni të dhënat tuaja përmes e-mail: [email protected]