business

Koordinator/e Burimeve Njerëzore

  • star Publikuar: 18-11-2024
  • star Skadon: 18-12-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Hymeri Group
Kategoritë Burime Njerëzore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1658

Hymeri Group hap konkurs për pozitën:

Koordinator/e Burimeve Njerëzore

Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:

  • Zhvillimi dhe mbikëqyrja e procesit te rekrutimit dhe punësimit
  • Hartimi i planeve, politikave dhe procedurave bazuar ne qëllimet e ardhshme të punësimit të personelit
  • Organizimi dhe administrimi i programeve të orientimit të punonjësve
  • Mbështetja në nevojat aktuale dhe të ardhshme të biznesit përmes zhvillimit, angazhimit, motivimit dhe mbajtjes së kapitalit njerëzor
  • Mbështetja e procesit te vlerësimit të performancës së punonjësve
  • Mirëmban udhëzimet e menaxhimit duke përgatitur, përditësuar dhe rekomanduar politikat dhe procedurat e burimeve njerëzore
  • Mirëmban strukturën e punës duke krijuar dhe përditësuar kërkesat e punës dhe përshkrimet e punës për të gjitha pozitat
  • Krijon dhe mirëmban informatat e të punësuarve duke azhurnuar të dhënat dosjet personale
  • Mirëmban data bazën e pushimeve vjetore, mjekësore dhe të tjera
  • Krijon, menaxhon, udhëheqë dhe vlerëson programet e trajnimeve për të rritur performancën e punëtorëve
  • Konsultohet me punëdhënësin për të identifikuar nevojat dhe kualifikimet e preferuara
  • Kontribuon në një mjedis pune pozitiv
  • Zgjidh çështjet ndërmjet menaxhmentit dhe punonjësve

Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale:

  • Diplomë universitare në juridik ose të ngjashme
  • Specializimi në fushën e burimeve njerëzore do të ishte përparësi
  • Përvojë pune në burime njerëzore
  • Shkathtësi të dëshmuara kompjuterike
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi në gjuhën shqipe dhe angleze
  • Njohja e gjuhës gjermane është përparësi
  • Aftësi të larta organizative dhe analitike
  • Njohuri të ligjit të punës dhe praktikave të burimeve njerëzore

Për të interesuarit, HYMERI GROUP ofron:

  • Kompensim konkurrues
  • Kontratë afatgjate të punës
  • Ambient të shkëlqyeshëm të punës
  • Mundësi të zhvillimit në karrierë
  • Trajnime profesionale

Për të aplikuar, ju lutemi dorëzoni CV-në tuaj, letrën e motivimit dhe certifikatat respektive ne e-mail adresën: [email protected]

Falënderojmë të gjithë aplikantët për interesimin e tyre, por vetëm të përzgjedhurit nga lista e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Afati i fundit për aplikim: 06/12/2024

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu