business

Brand & Marketing Assistant

  • star Publikuar: 10-12-2024
  • star Skadon: 10-01-2025
Kategoritë Marketing
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 370

Brand&Marketing Assistant

Lokacioni: Kosovë
Kompania: BETA PHARM sh.p.k

Beta Pharm sh.p.k është një biznes familjar me seli në Prishtinë, që operon në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri që nga viti 2010. Kompania përfaqëson brendet e njohura si Floradix, Alpecin, Beurer dhe IcePower. Aktivitetet kryesore përfshijnë distribuimin dhe marketingun e produkteve farmaceutike, parafarmaceutike, produkteve të shëndetit personal dhe pajisjeve mjekësore.

Përshkrimi i Rolit:

Zyrtari/ja do të mbështesë Managementin në zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të marketingut, menaxhimin e portofolit të brandeve dhe komunikim te vazhdueshem me te gjithe partneret relevant. Ky është një rast i shkëlqyer për një profesionist proaktiv dhe krijues për të avancuar në një mjedis dinamik.

Detyrat kryesore:

  • Menaxhimi i komunikimit të përditshëm me bashkëpunëtorët lokalë dhe furnitorët.
  • Planifikimi dhe parashikimi i stokut për të siguruar disponueshmërinë e produkteve.
  • Mbështetje në përzgjedhjen e portofolit dhe ndjekjen e porosive të mallit.
  • Kujdesi për përgatitjen e deklaratave dhe dokumenteve shoqëruese të nevojshme për import.
  • Zbatimi i planeve strategjike të marketingut për secilin brend, përfshirë buxhetimin dhe monitorimin.
  • Monitorimi dhe raportimi tek menaxhmenti dhe furnitorët lidhur me performancën e brendeve dhe tendencat e tregut.
  • Bashkëpunimi me ekipin e shitjes dhe përfaqësuesit mjekësorë për të harmonizuar iniciativat e brendimit me objektivat e shitjes.
  • Kryerja e hulumtimeve të tregut për të identifikuar trende dhe mundësi për rritje.
  • Mbështetje në krijimin dhe menaxhimin e përmbajtjeve digjitale, përfshirë rrjetet sociale, platformat e e-commerce dhe përditësimet në faqet e internetit.
  • Organizimi dhe mbikëqyrja e pjesëmarrjes në evente, simpoziume dhe aktivitete të tjera promocionale; si dhe planifikimi dhe zbatimi i fushatave të reklamimit në të gjitha kanalet, përfshirë rrjetet sociale, radion, televizionin dhe media të tjera.
  • Realizimi i vizitave të rregullta te klientët për të monitoruar pozicionimin e produkteve në treg.
  • Analiza dhe raportimi i të dhënave përmes Excel apo Power BI.

Kualifikimet:

  • Diplomë Bachelor në Marketing, Administrim Biznesi ose një fushë të ngjashme (ose përvojë ekuivalente).
  • Aftësi të forta komunikimi dhe organizimi.
  • Krijimtari dhe aftësi për të menduar ndryshe.
  • Njohuri mbi platformat dhe mjetet e marketingut digjital është përparësi.
  • Njohuri të shkëlqyera në gjuhën angleze dhe shqipe (me shkrim dhe me gojë).
  • Aftesi në perpunim të dhenave dhe raportime permes Excel-it apo platformes PowerBi
  • Pasion për brandet, marketingun dhe angazhimin e konsumatorëve.

Si të Aplikoni:

Nëse jeni të apasionuar pas menaxhimit të brendeve dhe marketingut dhe dëshironi të kontribuoni në rritjen e brendeve të mirënjohura ne tregun lokal, ju inkurajojmë të aplikoni. Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj ne [email protected] , përfshini në subjektin e emailit: "Aplikim për Brand&Marketing Asisstant - [Emri juaj]".

Afati i Aplikimit:

Beta Pharm sh.p.k është një punëdhënës i barabartë, i përkushtuar për të promovuar një mjedis pune bashkëpunues dhe inovativ. Të gjithë aplikantët dhe punonjësit e kualifikuar do të marrin konsideratë për punësim.

Afati i aplikimit është deri me datën 20 Dhjetor 2024 ora 17:00.