Kompani
Shield Recruitment & HR
Kategoritë
Ekonomi
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
887
Shield Recruitment & HR kërkon Udhëheqës i Auditimit të Brendshëm (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara në vend në fushën e sigurimeve.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Zhvillon dhe zbaton strategjinë e Auditimit të Brendshëm të bazuar në rrezik që përputhet me objektivat e Kompanisë dhe kërkesat nga Rregullatori;
- Përgatit planin vjetor të Auditimit bazuar në një vlerësim gjithëpërfshirës të rrezikut;
- Udhëheqë dhe kryen auditime financiare, operacionale dhe të pajtueshmërisë për të vlerësuar efektivitetin e kontrolleve të brendshme dhe proceseve të menaxhimit të rrezikut;
- Udhëheqë dhe mbikëqyrë punën e stafit të Auditimit të Brendshëm duke u siguruar që janë duke ju përmbajtur standardeve profesionale, praktikave të mira dhe metodologjisë së auditimit;
- Identifikon, vlerëson dhe prioritizon rreziqet brenda Kompanisë, duke përdorur metodologjinë adekuate që bazohet në rrezik, përfshirë çfarëdo shqetësimi për rrezik ose kontroll të identifikuar nga menaxhmenti;
- Ofron rekomandime të zbatueshme për Menaxhmentin për përmirësimin e kontrolleve të brendshme, efikasitetin operacional dhe zbutjen e rrezikut bazuar në gjetjet e auditimit;
- Siguron që Kompania t’i përmbahet rregullave dhe rregulloreve të Rregullatorit, kërkesave ligjore dhe politikave dhe procedurave të brendshme;
- Përgatit raporte të qarta dhe koncize të auditimit për t’i prezantuar Komitetit të Auditimit dhe Bordit të Drejtoreve duke përmbledhur rezultatet e Auditimit dhe veprimet e rekomanduara;
- Monitoron nivelin e zbatimit të rekomandimeve të auditimit për të siguruar që veprimet korrigjuese janë marrë sipas afateve të përcaktuara duke raportuar progresin tek Menaxhmenti dhe Komiteti i Auditimit;
- Rishikon përgjigjet e menaxhmentit ndaj çështjeve të ngritura nga auditimi i jashtëm;
- Qëndron i informuar me tendencat e industrisë, ndryshimet rregullatorë dhe praktikat më të mira për të përmirësuar vazhdimisht Funksionin e Auditimit të Brendshëm;
- Zbaton masat e kontrollit të cilësisë për të siguruar auditim cilësor dhe konsistent;
- Kryen detyra specifike të auditimit dhe detyra shtesë me kërkesë të Komitetit të Auditimit;
Kualifikimet:
- Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomik ose Administrim të Biznesit;
- Preferohet Certifikatë Profesionale - Auditor i Brendshëm i Certifikuar;
- Përvojë pune në Auditim të Brendshëm, vlerësim të rrezikut ose pajtueshmërisë, preferohet brenda Industrisë së Sigurimeve;
- Aftësi të mira drejtuese dhe menaxhuese;
- Njohuri për standardet dhe procedurat e auditimit;
- Njohja e Gjuhës Angleze është e domosdoshme;
- Aftësi strategjike, planifikuese, analitike dhe organizative;
- Njohja e mirë e punës me kompjuter, në veçanti në excel;
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 25 Janar 2024 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.