business

KOORDINATOR/E I/E PROCESEVE MËSIMORE

  • star Publikuar: 01-09-2023
  • star Skadon: 11-09-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Arsim&Edukim
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1922

KOORDINATOR/E I/E PROCESEVE MËSIMORE

I jep llogari/raporton te:

Prorektorit për mësim

Merr detyra nga:

Prorektori për mësim

I jep detyra:

Përgjegjësve për çështje mësimore të programeve si dhe stafit ndihmës në administratë.

Zëvendësohet nga:

Prorektori për mësim

Zëvendëson:

Prorektorin për mësim

Roli i Koordinatorit/es për mësim - Koordinimi i proceseve të mësimit. Përgjegjësia bie që të koordinoj dhe mbikëqyrë procesin e punës në aspektin akademik, ndihmon Prorektorin për Mësim per politikat zhvillimore për programet studimore. I propozon Pro rektorit për mësim për shqyrtim në Këshillin Akademik për miratim stafin akademik para çdo viti akademik. Punon ngushtë me Pro-rektorin dhe dekanatet për implementim të planit të veprimit dhe mbështet dekanatet në rast nevoje për çështje të ndryshme rreth programeve studimore, dhe çështjeve studentore.

  1. PËRGJEGJËSITË
  • Planifikimi, buxhetimi.
  • Koordinimi i aktiviteteve të planifikimit, zbatimit dhe përmirësimit të vazhdueshëm në fushën e sistemit gjithëpërfshirës të menaxhimit të mësimdhënies
  • Koordinimi i punës pedagogjike – mësimore
  • Dhënia e sugjerimeve për ndryshime në kurrikulat ekzistuese dhe për krijimin e kurrikulave të reja
  • Koordinimi dhe mbikëqyrja e përfshirjes së mësimdhënësve dhe studentëve në procesin mësimor
  • Koordinimi dhe mbikëqyrja e organizimit të punës në përputhje me programin zhvillimor dhe planet vjetore të miratuara
  • Koordinimi dhe monitorimi i zbatimit të aktiviteteve të studimit në të gjitha nivelet e arsimit të lartë dhe në të gjitha format tjera të edukimit të vazhdueshëm profesional.
  • Propozimi i krijimit të njësive akademike dhe njësive tjera ndihmëse në kuadër të Kolegjit
  • Raportimi për punën, të paktën një herë në vit, para Prorektorit per mesim
  • Thirrja dhe kryesimi i mbledhjeve të Harmonizimit me Asistentët per çështje mësimore
  • Propozimi i kandidatëve për mësimdhënës përballë menaxhmentit dhe organeve tjera udhëheqëse të Kolegjit dhe bashkë-vendimmarrja lidhur me marrëdhënien e punës të punonjësve tjerë të institucionit të arsimit të lartë.
  • Propozimi i stafit akademik dhe mësimdhënësve për procesin mësimor dhe zhvillimin e karrierës së tyre.
  • Ofrimi i mësimdhënies në modulet e fushës përkatëse.
  1. INDIKATORËT E PERFORMANCËS
  • Mbarëvajtja e proceseve të mësimit
  • Mbarëvajtja dhe cilësia e punës akademike
  • Rritja e numrit të programeve studimore
  • Mundësimi i një mjedisi pune pozitiv, produktiv dhe mbështetës të ekipeve punuese të përfshira
  • Ngritja e kapaciteteve akademike përmes gradimeve të vazhdueshme
  1. NJOHURITË, AFTËSITË DHE PRIRJET

Arsimimi: MSc apo PhD i fushës së Edukimit, Sociale apo Mjekësore

Përvoja: Së paku 3-5vjet përvojë pune në një pozitë të ngjashme

Njohuritë: Njohuri për nivelin e funksionimit të IAL-ve, njohuri për ligjet në fuqi që rregullojnë arsimin e lartë, Njohuri shumë të mira të punës në kompjuter, që mundësojnë punë të pavarur pa ndihmën e dikujt tjetër, Nivel akademik i gjuhës shqipe, Nivel i kënaqshëm i gjuhës angleze

Aftësitë Personale: Menaxhimi i Stafit, Organizimi; Menaxhimi i kohës; Aftësi komunikimi; Aftësi të menaxhimit të situatave, çasje profesionale me kolegë staf dhe studentë.

Aftësitë Teknike: Micrososft Office Package; SPSS, Mendeley etj.

Prirjet: Integritet, Diskrecion, Etike, Proaktiv, Dinamik, Mendues kritik, etj.

  1. AMBIENTI LEHTËSUES:
    • Mirëbesimi dhe lidershipi i mbikëqyrësit
  • Pavarësia e rregulluar dhe e mbikëqyrur
  • Përkrahje të arsyeshme
  • Rregulla të qarta dhe të kuptueshme
  • Procedura Operative Standarde të Paracaktuara nga Mbikëqyrësi
  • Përkrahje e mjaftueshme teknike, dhe staf i mjaftueshëm për arritjen e objektivave të zyrës.

Dorëzimi i dokumentacionit:

Të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit për të aplikuar duhet të dorëzojnë dokumentet si në vijim: CV si dhe Dëshmitë e Shkollimit apo kualifikimeve përkatëse.

Dokumentet duhet të dorëzohen me kohë sipas afatit të konkursit. Dokumentet duhet të dorëzohen tek në formë elektorinke në email adresën [email protected].

Konkursi mbetet i hapur nga data 01.09.2023 deri me date 11.09.2023.