business

Thirrje për të Ofertuar për Shërbimet e Kontabilitetit dhe Raportimit Financiar të FKGK-së

  • star Publikuar: 15-04-2024
  • star Skadon: 03-05-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Ekonomi
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1037

SHPALLJE

Thirrje për të Ofertuar për Shërbimet e Kontabilitetit dhe Raportimit Financiar të FKGK-së

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) synon të sigurojë shërbime të Kontabilitetit dhe Raportimit Financiar të FKGK-së për një periudhe një (1) vjeçare me mundësi vazhdimi për një (1) vit shtesë. FKGK ka përgatitur një Kërkesë për Propozim (KPP) për shërbimet e kërkuara dhe fton të gjithë ofertuesit e kualifikuar për t'iu përgjigjur KPP-së.

Propozuesi duhet të demonstrojnë qartë se i plotëson kriteret e detyrueshme si në vijim:

  • Propozuesi duhet të jetë i licencuar në pajtim me Ligjin Nr. 06/L-032 për Kontabilitetin, Raportimin Financiar dhe Auditimin ku perveç shërbimeve te sigurisë, të ofrojë shërbime të kontabilitetit dhe raportimit të pasqyrave financiare në Kosovë;
  • Propozuesi duhet të ketë së paku dy (2) partnerë kyç përgjegjës për Kosovën, auditues ligjor të certifikuar nga një shoqatë e kontabilistëve dhe auditorëve e Kosovës e anëtarësuar në Federatën Ndërkombëtare të Kontabilistëve (FNK), ShKÇAK;
  • Propozuesi duhet të ketë përvojë së paku tri (3) vjeçare në kryerjen e shërbimeve të kontabilitetit dhe raportimit të pasqyrave financiare, sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF) dhe të ofrojë dëshmi paraprake për tre vitet e fundit. Preferohet të ketë përvojë me raportimin financiar të ndërmarrjeve që operojnë me donacione nga organizatat ndërkombëtare;
  • Propozuesi duhet të ofrojë së paku tre (3) referenca, në kryerjen e shërbimeve të kontabilitetit dhe raportimit të pasqyrave financiare, sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF), në tre vitet e fundit;
  • Të dëshmojë njohjen dhe përdorimin e sistemit të kontabilitetit Microsoft Dynamics NAVISION (NAV).

Mos përmbushja e kritereve të mësipërme nga propozuesi, do të rezultojë në përjashtim nga shqyrtimi i mëtejshëm, gjatë procesit të vlerësimit.

Ofertuesit e interesuar që përmbushin kriteret, ftohen të paraqesin propozimet e tyre dhe të gjithë dokumentacionin përkatës për implementimin e detyrës sipas udhëzimeve të përcaktuara në KPP. FKGK nuk do të jetë përgjegjës për cilëndo kosto që lidhet me përgatitjen ose dorëzimin e ofertave.

Afatet janë si më poshtë:

  • Afati i fundit për të kërkuar KPP-në: 19 Prill 2024 deri në ora 15:00
  • Afati i paraqitjes së pyetjeve: 26 Prill 2024 deri në ora 15:00
  • Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve: 03 Maj 2024 deri në ora 15:00

KPP mund të kërkohet vetëm duke dërguar një email tek [email protected] . Kërkesa e emailit duhet të përfshijë:

  • Emrin e kompanisë, adresën zyrtare të regjistruar, numrin e telefonit, adresën e postës elektronike dhe faqen e internetit.
  • Emrin e personit të caktuar të kontaktit / ndërlidhës për KPP-në në kompani, titullin, adresën e emailit dhe numrin e telefonit.
  • Adresën e postës elektronike në të cilën duhet të dërgohet KPP-ja nëse është e ndryshme nga ajo e personit kontaktues / ndërlidhës.