
Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarëtpublikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Ministria e Mbrojtjes shpall:
Konkurs
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit: Grupi i marrëdhënieve me publikun dhe informimin
Titulli i pozitës së punës: Zyrtar për multimedia / kameraman
Klasa e pozitës : Profesional 2
Koeficienti/Paga : A1/profesional2
Nr. i kërkuar: 1
Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar
Data e njoftimit: 27/03/2025
Afati për aplikim: 28/03/2025 - 26/04/2025
Institucioni: Ministria e Mbrojtjes
Departamenti: Zyra për Marrëdhënie me Publikun
Divizioni
Vendi i punës: Prishtinë
Nr. i Referencës : RN00017451
Kodi: RPC0010990
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Përgjegjës për fotografimin dhe xhirimin e ngjarjeve dhe aktiviteteve që kanë të bëjnë me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në.
- Përpunon fotografitë dhe bënë montazhet e materialeve të xhiruara.
- Xhiron dhe bënë montazhin e tv spoteve, materialeve dhe video dokumentarëve.
- Përzgjedhë fotografitë dhe video incizimet për publikime.
- Kryen edhe punë tjera shtesë të multimedias për nevoja të Zyrës.
- Përcjell dhe arkivon fotografitë dhe materialet e xhiruara që janë me rëndësi për Ministrinë e Mbrojtjes.
Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
- Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
- Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
- Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.
Kërkesat e përgjithshme formale
- Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimittë lartë e nivelit të parë (Bachelor). Gazetari/Shkenca Komunikimi, Gjuhë dhe Letërsi, Marrëdhënie me Publikun, Marketing.
- Kërkesat specifike: Diplomë apo certifikata profesionale në fushatsi: Fotografia, Regjiae Filmit ose Mediat Vizuale.
- Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojëpune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
- Nëpunësit mund t’i kërkohet të punojë jashtë orarit zyrtar të punës, në raste specifike,
- Trajnime dhe kualifikime të specializuara për teknikën e kamerës, ndriçimin, montazhin dhe post-produksionin.
- Përdorimi i programeve të montazhit dhe përpunimit të imazheve dhe videove: (AdobePhotoshop, Lightroom, Premiere Pro, etj.)
- Njohuri të avancuara mbi përdorimin e kamerave profesionale, objektivave dhe pajisjeve ndihmëse.
- Aftësi për të punuar me ndriçim natyral dhe artificial.
- Njohuri mbi kompozimin, kornizimin dhe perspektivën.
- Aftësi për të treguar histori vizuale përmes fotografisë dhe videografisë.
- Shkathtësi në caktim të prioriteteve dhe planifikim të punës.
- Aftësi ndër-personale dhe komunikuese.
- Kreativ në ide dhe zgjidhje të problemeve.
- Zyrtari duhet të jetë profesional, me përvojë, i besueshëm dhe i aftë për kryerjene detyrave, si dhe detyrave plotësuese në kohë, në mënyrë profesionale dhe brenda afatit të pranueshëm kohor.
- Zyrtari duhet të ruajë konfidencialitetin e institucionit, duke mos shpërndarë materiale të ndjeshmedhe pa lejen e eprorit/ institucionit.
- Duhet të jetë i/e motivuar dhe të ketë etikë të lartë pune.
- Të jetë në gjendje të punojë i vetëm dhe në ekip.
- Aftësi të arrijë të drejtojëngarkesën e punës, punoj nën presion dhe të përmbushdetyrat brenda afatevetë caktuara.
Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre
- Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
- Kopjen e diplomëstë kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimoretë Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
- Kopjet e dëshmisësë punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatësi punësimit për përvojën e punës,që përcakton pozitëne punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal. Përvoja e punës, e cila deklarohet sipas kushteve të konkursit, e fituar në një shtet tjetër, dëshmohet përmes dëshmisë së përkthyer mbi përvojën e punës së lëshuar nga organi kompetent i atij shteti, apo përmes dëshmisë së përkthyer dhe noterizuar të përvojës të lëshuar nga punëdhënësi përkatës.
- Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
- Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.
Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit
- Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk ështëi/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
- Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
- Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
- Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
- Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 11/05/2025, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )
Kriteret specifike shtesë: nuk ka
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
- Intervista – maksimumi 30 pikë
Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
- Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Mënyra e aplikimit
- Përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurëdo të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
- Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues,njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.
- Kjo pozitë i nënshtrohet procesittë verifikimit dhe mund të plotësohet vetëmpas përfundimit të suksesshëm të procesit të verifikimit.
Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen