business

Intern IT

  • star Publikuar: 05-04-2024
  • star Skadon: 16-04-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani DEXIS
Kategoritë Teknologji Informative - ICT
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1329

NJOFTIM

Mundësi për punë praktike në Programin e USAID-it Drejtësia Komerciale

Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale ofron mundësi për punë praktike me pagesë për:

  1. Një (1) praktikant në Prishtinë-Projekt (me angazhim 100%)

Për këtë pozitë mund të aplikojnë vetem studentë ose të sapo-diplomuar në nivelin e studimit Bacholer në universitetet publike ose kolegjet private të akredituara në Republikën e Kosovës dhe mund të aplikojnë vetem kandidatët e drejtimit të shkencave kompjuterike apo te ngjashme.

Puna praktike do të mbahet në Programin e USAID-it Drejtësia Komerciale me kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh deri në një vit me angazhim 100% (varësisht prej kualifikimeve).

Rreth Programit Drejtësia Komerciale

Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale është projekt shtatë vjeçar, dhe ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së drejtësisë komerciale, duke u përqendruar në reformat për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve komerciale dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore, që do të rregullojnë rrjedhën e duhur të lëndëve dhe do të përmirësojnë kapacitetin e Gjykatës Komerciale mbi të drejtën dhe procedurën komerciale. Programi gjithashtu do të punojë me institucione relevante në ndërtimin e profesionalizmit të sistemit të përmbarimit privat; pastaj, rritjes së kërkesës për të shfrytëzuar zgjidhjet alternative të mosmarrëveshjeve, dhe sigurimit që ligjet në fushën e të drejtës komerciale janë të harmonizuara dhe në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Programi do të punojë për të përmirësuar komunikimin dhe bashkëpunimin midis sektorit privat, qeverisë dhe palëve të interesuara të shoqërisë civile në drejtësinë komerciale dhe do të angazhojë të rinjë si praktikantë për të ngritur njohuritë dhe përvojën e tyre në këtë fushë

Kandidatët duhet të kenë:

  • Aftësi për të punuar te pavarur dhe në ekip
  • Aftësi të mira komunikimi
  • Njohuri të avancuar të gjuhës angleze në shkrim dhe lexim
  • Preferohen studentët me notë më të lartë mesatare
  • Të rregjistruar në vitin e fundit në nivelin e studimeve Bacholer, ose të sapodiplomuarit në nivelin e studimeve-Bacholer.
  • Njohuri në krijimin a bazave të të dhënave MS SQL
  • Njohuri të përgjithshme mbi MS SQL serverë
  • Aftësi për kodim në TSQL, skriptet dhe pyetësorët
  • Preferohet :

o Njohuri bazë të ndërlidhjes së të dhënave për datawarehouse.
o Një kodim bazë i reagimit.

Dokumentet e kërkuara:

Studentët e interesuar duhet të dorëzojnë:

  • CV në gjuhë angleze
  • Letër motivimi
  • Listë të punëve të ngjajshme
  • Certifikatën e notave
  • Vërtetimin nga fakulteti që është student ose kopjen e diplomës

Dexis është një punëdhënës me mundësi të barabarta dhe inkurajohen kandidatët e të gjitha prejardhjeve dhe përvojave të aplikojnë, duke perfshirë kandidatët nga pakicat etnike, personat me aftësi të kufizuara, komuniteti LGBTI etj.

Dokumentet e kërkuara dërgohen në adresën [email protected]. Data e fundit e aplikimit është 16 prill 2024 ora 16:00. Shënoni “Intern-IT” në titullin e e-mail-it. Vetëm kandidatët në listën e ngushtë do te kontaktohen. Asnjë telefonatë nuk pranohet, dhe çfarëdo përpjekje për të kontaktuar programin Drejtësia Komerciale apo USAID-in do të rezultojë me diskualifikim të menjëhershëm.