
TERMAT E REFERENCËS (ToR)
Ofrimi i Shërbimeve Psikologjike për Qendrën e Mbajtjes për të Huajt dhe Qendrën e Pritjes së Përkohshme, Kosovë
Konteksti
Jesuit Refugee Service (JRS) Kosovë, në kuadër të mandatit të saj për të shërbyer, shoqëruar dhe mbrojtur dinjitetin e refugjatëve, migrantëve dhe personave në situatë të zhvendosjes së detyruar, planifikon të angazhojë një profesionist të shëndetit mendor për ofrimin e shërbimeve psikologjike në Qendrën e Mbajtjes për të Huajt dhe në Qendrën e Pritjes së Përkohshme, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe institucionet e tjera përgjegjëse.
Qëllimi i angazhimit
Ofrimi i mbështetjes psikologjike individuale dhe/ose në grup për personat e ndaluar ose të strehuar në këto qendra, me qëllim përmirësimin e mirëqenies së tyre emocionale dhe psikologjike.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Kryerja e vlerësimeve psikologjike fillestare për personat që kanë nevojë për mbështetje.
- Ofrimi i sesioneve individuale dhe/ose grupore për menaxhimin e stresit, ankthit, traumës dhe sfidave të tjera psikologjike.
- Bashkëpunimi me ekipin e JRS dhe stafit të qendrave për të siguruar ndihmë të koordinuar.
- Hartimi i planeve të ndërhyrjes dhe ndjekja e rasteve me nevoja më të theksuara.
- Përcjellja e rasteve të ndërlikuara për ndihmë të specializuar jashtë strukturave të qendrës, kur është e nevojshme.
- Raportimi periodik (mujor) ndaj JRS lidhur me numrin e përfituesve, natyrën e çështjeve të trajtuara dhe progresin e vërejtur.
Kualifikimet e kërkuara
- Diplomë universitare në Psikologji Klinike ose Psikoterapi (Master i preferuar).
- Licencë profesionale valide nga autoritetet përkatëse në Kosovë.
- Përvojë pune me grupe të cenueshme, përfshirë migrantë, refugjatë, persona të ndaluar ose viktima të traumës.
- Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe ndërkulturore.
- Njohuri të gjuhës shqipe dhe angleze (njohja e gjuhëve të tjera përbën përparësi).
Kohëzgjatja dhe Modaliteti i Punës
- Angazhimi do të jetë me kohë të pjesshme për një periudhë 1 vjeçare me mundësi vazhdimi, varësisht nga nevojat dhe burimet në dispozicion.
- Shërbimet do të ofrohen në terren, me prani fizike në qendrat përkatëse, një ose më shumë herë në javë sipas marrëveshjes.
Supervizimi dhe Raportimi
Psikologu/psikologia do të punojë nën mbikëqyrjen e Koordinatores së Programit të JRS Kosovë dhe në bashkëpunim me autoritetet kompetente në Qendrat përkatëse.
Aplikimi
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë:
- CV-në e përditësuar
- Kopjen e diplomës dhe licencës
- Letër interesi ku shpjegojnë përvojën dhe motivimin për këtë angazhim
Aplikimet dërgohen me email në: [email protected] me subjektin “Psikolog/e – Aplikim për ofrimin e shërbimeve psikologjike” deri në datën 20 Qershor 2025