business

Zyrtar për Auditimin e Brendshëm

  • star Publikuar: 09-12-2023
  • star Skadon: 15-12-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani INFRAKOS SH.A
Kategoritë Ekonomi
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Fushë Kosovë
Shikime 1541

Në bazë të nenit 21 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike, lidhur me nenin 17 (Ligji nr.03/L-087, datë:13.06.2008, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-111(nenit 9 dhe 13) datë:20.04.2012; me tej ne tekst: Ligji nr. 03/L-087) dhe vendimit të datës 15.11.2023nr.prot. 2/91,
Komisioni i Auditimit i Ndërmarrje Publike Infrastruktura Hekurudhore e Kosovës ,,INFRAKOS’’ SH.A.’’ shpallë:

KONKURS PËR VEND TË PUNËS

Emërtimi i pozitës: Zyrtar për Auditimin e Brendshëm

Vendi: Fushë Kosovë

Ndërmarrja: Infrakos Afati i fundit për aplikim: 15.12.2023

Komitetit i Auditimit duhet të sigurojëqë të gjithë personat e emëruar si zyrtarë sipas nenit 21 pikës 3 të ligjit bazik
për Ndërmarrje Publike nr.03/L-087, gjithashtu bazuar në nenin 13 të Ligjit Nr. 04/L- 111 për ndryshim dhe
plotesimin e nenit 21, paragrafi 21.4. të ligjit bazik, riformulohet si në vijim: të jenë persona me integritet të njohur të cilët :

  1. i plotësojnë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1 (ligjit bazik dhe plotësim ndryshimit të tij),
  2. i plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 (ligjt bazik ligjit bazik dhe plotësim ndryshimit të tij)
  3. i plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.3 (ligjt bazik ligjit bazik dhe plotësim ndryshimit të tij)
  4. nuk janë, ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës tridhjetë e gjashtë (36) muajsh para datës së aplikimit nuk kanë qenë Drejtorëtë Bordit të kompanisë gjegjëse, dhe
  5. kanë përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë.

Detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e ZYRTARIT PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM janë:

  • Përpilimi i procedurave te auditimit, gjegjësisht planit të auditimit të brendshëm për të gjitha transaksionet e NP, komfor objektivave të kontrollit të brendshëm, politikave dhe procedurave të NP, të bazuara në Ligjin e aplikueshëm;
  • Auditimi i planeve investive dhe financiare të NP, planit vjetor të biznesit dhe buxhetit vjetor;
  • Auditimi i pasqyrës vjetore të bilancit dhe deklaratat e fitimeve dhe humbjeve si dhe deklaratat financiare që kërkohen me ligj;
  • Vlerësimi objektiv dhe shfrytëzimi efektiv i burimeve të NP si dhe dhënia e rekomandimeve adekuate për Komisionin e Auditimit
  • Verifikimi i përshtatshmërisë dhe funksionimi i rregullt i sistemeve dhe procedurave të cilat kanë për qëllim të garantojnë zbatimin nga NP, të gjitha Ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës gjatë ushtrimit të veprimtarisë dhe t’i siguroj Komisionit të Auditimit çfarëdo vërejtje apo sugjerime të cilat konsiderohen të nevojshme;
  • Verifikimi i rregullt i përshtatshmërisë dhe funksionimi i rregullt të sistemeve dhe procedurave të cilat kanë për qellim të sigurojnë se librat dhe dokumentacioni i NP, duke përfshirë dokumentacionin financiar mbahet në përputhje me standardet e kontabilitetit dhe me Ligjin dhe që projekt deklaratat vjetore financiare të përgatiten ne mënyrë tërregullt;
  • Analizae sistemeve dheproceseve tëbiznesit dhekontrolleve tëndërlidhura meto;
  • Raportimi i rregullt para Komisionit të Auditimit dhe përmbushja e çfarëdo detyre tjetër të përcaktuar nga Komisioni i Auditimit;

Mandati i ZYRTAR PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM

  • Zyrtari për Auditimin e Brendshëm emërohet nga Komiteti i Auditimit me kontratë të rregullt pune me kohëzgjatje 3 vite.
  • Kompenzimi i pagës mujore
  • Paga e Auditorit të Brendshëm është e përcaktuar me deklaratën e politikës për kompenzim të zyrtarëve të lartë brenda ndërmarrjes publike Infrastruktura Hekurudhore e Kosovës ,,Infrakos’’ SH.A. – 1,200 Bruto

Kushtet dhe kriteret që ZYRTAR PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM duhet t’i plotësoj:

  • Të ketë Diplomë universitare në ekonomi, juridik, administratë publike, financa publike, kontabilitet apo fusha të tjera të studimeve relevante për sektorin që do të auditohet;
  • Së paku tri (3) vite përvojë pune profesionale në lëminë e Auditimit;
  • Të jetë i certifikuar si Auditori Brendshëm nga institucionet/shoqatat e licencuara në vend ose jashtë tij;
  • Kandidati duhet te jetë i/e lirë nga çdo konflikt interesi siç përcaktohet me Ligjin për Konfliktin e Interesit 06/L-011;
  • Preferohet njohuri e mirë e gjuhës angleze në të shkruar dhe të folur.

Informatë për procedurën e konkurrimit

Kandidatët për ZYRTAR PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM, duhet t’i dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Aplikacionin;
  • Deklaratën nën betim (mund ta merrni KETU );
  • CV-në e detajuar duke përfshirë datat e sakta të punësimit dhe detaje të përgjegjësive për çdo pozicion;
  • Dëshminë mbi kualifikimin profesional (Diplomen për përfundimin e studimeve dhe Certifikaten Auditor i Brendshëmi Certifikuar)
  • Dëshminë mbipërvojën epunës;
  • Certifikatën mbi denimet penale ku dëshmon që nuk është i denuar me aktgjykim të formës së prerë (jo më e vjetër se
    gjashtë muaj) të lëshuar nga Gjykata kompetente;
  • Kopjen e letërnjoftimit

Aplikanti duhet ta vendos datën dhe të nënshkruaj deklaratën nën betim ku deklarohet që i përmbushë të gjitha kushtet e pranueshmërisë. Kjo deklaratë mund të shkarkohen nga ueb faqja e Ndërmarrjes Publike Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës ,,Infrakos’’ SH.A.: www.infrakos.com/publikimet/punesimi/

Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet personalisht në zarf të mbyllur në zyrën e arkivit në ndërtesën e Drejtorisë së ,,INFRAKOS-it’’ në adresën Sheshi i Lirisë pn, në Fushë Kosovë,me shënimin: për z. Arsim Deliu, Sekretar i ,,INFRAKOS’’-it, ose përmes e-mailit zyrtar: [email protected]

Dokumentet e bashkangjitura të aplikacionit duhet të jenë kopje dhe nuk kthehen. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Kandidatët të cilët konkurrojnë duhet ta shënojnë saktë adresën dhe numrin e telefonit kontaktues, si dhe e-mail adresën.

Çdo përgënjeshtrim material, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca, ose ndryshim material nga informatat e dhëna në deklaratën e sipër përmendur, do të rezultojë me diskualifikimin e menjëhershëm.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.

Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës ,,Infrakos” Sh.A, ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe inkurajon të gjitha femrat e meshkujt e të gjitha komuniteteve që i plotësojnë kriteret e konkursitqë të aplikojnë.

Vlerësimi formal i kandidatëve dhe intervista do të bëhet në një kohë optimalepas përfundimit të afatit për aplikim. Komiteti i Auditimit NP Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës ,,Infrakos” SH.A e mban të drejtën e formimit të listës së shkurtë me aplikantët si dhe përzgjedhjen e Zyratrit për Auditim të Bredshëm.

Konkursi mbetet i hapur nga data 16 nëntor 2023 deri më 15 dhjetor 2023.