business

Zyrtar/e për Financa

  • star Publikuar: 08-08-2024
  • star Skadon: 08-09-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Financa
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Lipjan
Shikime 1054

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË LIRË TË PUNËS

Kompania Oriental Mushrooms L.L.C për nevojat e saja për industrinë e prodhimit të ushqimit për fabriken prodhuese për kultivimin e kërpurdhave kultura bujqësore: Eryngii në Fshatin Banullë, Lipjan, ku pjesa më e madhe e vëllimit të prodhuar eksportohet në zonën e BE-së, ndërsa pjesa tjetër shitet në tregun vendas dhe atë fqinj, kompania hap konkurs për plotësimin e pozites së punës për procesin e prodhimit dhe operacionet tjera ditore të kompanisë me qëllim të arritjes së objektivave të biznesit të përcaktuara nga aksionarët dhe aktet e brendshme, për vendin e punës si në vijim:

Zyrtar/e për Financa

LOKACIONI: BANULLË, LIPJAN

Përgatitja profesionale:

  • Përgatitje akademike (niveli bachelor) në fushën e ekonomisë/financa ose kontabilitet

Përvoja e punës:

  • Të ketë së paku 1 (vit) përvojë pune profesionale, në financa.

Kushtet e vecanta:

  • Integritet të lartë dhe etikë
  • Aftësi të dëshmuara menaxhimi dhe organizimi
  • Aftësi dhe njohuri të mira kompjuterike
  • I aftë të punoj nën presion dhe fleksibil
  • Shkathtësi të mira komunikimi dhe preferohet njohja e gjuhes angleze
  • Njohuri për sistemet/programet llogaritëse/Expert (program kontabiliteti)
  • Të ketë patent shofer/Kategoria B
  • Të mos jetë nën hetime

Detyrat dhe përgjegjësitë e vendit të punës:

  • Regjistrimi Faturave të Blerjes, Dokumenteve Unike Doganore dhe Shitjeve;
  • Regjistrimi i shpenzimeve operative, qirasë, pagave, zhvlerësimit, notave kreditore, notave debitore;
  • Përgatitja dhe monitorimi i lëvizjeve të mallrave tek njësitë organizative;
  • Përgatitja e normativave te artikujve dhe azhuriteti I tyre;
  • Regjistrimi i ekstrakteve bankare dhe mandateve të Pagesave/Arkëtimeve;
  • Regjistrimi i Arkës dhe mandateve të Pagesave/Arkëtimeve;
  • Barazimet e kartelave financiare klient - furnitor;
  • Kalkulimi I pagave në baza mujore;
  • I raporton CFO-së.

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-n e tyre në e-mail adresën: [email protected] , poashtu mund të vijnë në Fabrikë që të marrin aplikacionin gjatë orarit të punës 08:00-17:00.