business

Menaxher/e Importi

  • star Publikuar: 06-02-2024
  • star Skadon: 20-02-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Emona SH.P.K.
Kategoritë Menaxher/e
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1618

Kompania “Emona” Sh.p.k është kompani vendore e cila mirret me distribuimin e brendeve të njohura ndërkombëtare.

Me qellim te zgjerimit te rrjetit te shitjes ne ju ftojmë te gjithë te interesuarit te aplikojnë për pozitën ne vijim:

Pozita: Menaxher/e Importi

Vendi: Prishtinë

Pozita: 1

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Kujdeset për asortimanin, çmimet e blerjes dhe shitjes për të gjitha produktet dhe grupet të cilat i janë caktuar.
  • Përgatitja e raporteve të shitjes dhe raporteve tjera të caktuara nga kompania.
  • Analiza e konkurrencës, çmimeve të tregut për kategoritë të cilat i janë caktuar, dhe dhënia e propozimeve për aktivitetet e mëtutjeshme.
  • Planifikimi dhe realizimi i furnizimit të produkteve për të cilët është përgjegjës.
  • Analiza e trendëve të tregut dhe propozimi për asortiman për të gjithë artikujt nga grupet të cilët i janë caktuar.
  • Negocion dhe është në kontakt të vazhdueshëm me prodhuesit në lidhje me asortimanin, çmimet, cilësinë dhe logjistiken.

Kushtet e përgjithshme:

  • Diplomë Universitare - Fakulteti Ekonomik, ose diplome tjetër të drejtimeve përkatëse.
  • Të ketë njohuri kompjuterike si dhe i gatshëm për tu aftësuar në programet kompjuterike të aplikueshme në kompani.
  • Njohja e programeve kompjuterike WORD, EXCEL obligative.
  • Të dëshmojë aftësi profesionale.
  • Aftësi analitike dhe aftësi në menaxhimin e projekteve
  • Njohja e gjuhës angleze obligative, njohja e gjuhëve rajonale është përparësi


Të gjithë të interesuarit duhet të plotësojnë aplikacionin e punësimit, të dërgojnë CV, si dhe të cekin pozitën për të cilën aplikojnë, në e-mail adresën elektronike:[email protected]

Aplikacionet pranohen deri më datën 20.02.2024. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë. Aplikacionet e pakompletuara dhe të dërguara me vonesë do të refuzohen.