
Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës shpall:
Konkurs
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit : Grupi i administrimit të përgjithshëm - Arsim i Lartë
Fusha e studimit : Arsim i lartë i paspecifikuar
Institucioni që zhvillon proceduren e rekrutimit: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Nr. i Referencës: RN00018444
Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar
Data e njoftimit :19.08.2025
Afati për aplikim: 20.08.2025 - 18.09.2025
Pozitat aktualisht të lira
Nr | Institucioni | Organizata / Vendi i punës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Paga\ Koeficienti | Nr. i kërkuar |
1 | Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës |
Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm / MPJD |
Zyrtar Administrativ |
Profesional 3 |
6.2 |
10 |
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Përgatit dhe administron dokumente zyrtare si korrespondenca, vendime,raporte, ftesa dhe njoftime zyrtare;
- Pranon, evidenton dhe shpërndan postënhyrëse dhe dalësetë institucionit, duke bashkëpunuar me nëpunësin përgjegjës për shpërndarje brenda dhe jashtë institucionit;
- Administron dhe menaxhondokumentacionin zyrtar të institucionit në përputhje me legjislacionin në fuqi për arkivim dhe mbrojtjen e të dhënave;
- Zbaton rregullat dhe procedurat për ruajtjen e konfidencialitetit dhe mbrojtjen e të dhënave personale;
- Zbaton njohuritë e gjuhës angleze(dhe të gjuhëvetë tjera të huaja, sipasnevojës së institucionit) në përkthimin dhe përgatitjen e dokumenteve të thjeshta, në korrespondencën zyrtare me partnerë ndërkombëtarë, si dhe në mbështetjen e komunikimit gjatëtakimeve apo ngjarjeve me pjesëmarrje të jashtme.
- Organizon takime, përgatit agjenda dhe mban procesverbale kur është e nevojshme;
- Ofron mbështetje logjistike për aktivitetet e institucionit, përfshirëtrajnime, konferenca, mbledhje dhe ngjarje të tjera zyrtare;
- Bashkëpunon me zyrtarëtdhe departamentet tjerapër të siguruar funksionim efikastë punës dhe qarkullim të drejtë të dokumenteve;
- Përgatit raporte periodike dhe ofron asistencë gjatë auditimeve apo kontrolleve administrative;
- Siguron që veprimtaritë e zyrës zhvillohen në përputhje me procedurat standarde dhe afatet ligjore.
- Kryen edhe detyratjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohennë mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.
Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
- Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
- Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
- Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.
Kërkesat e përgjithshme formale
- Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor).
- Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës
Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
- Njohuri bazike profesionale dhe mbështetëse specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve bazike.
- Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikatoperative me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar.
- Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar.
- Aftësi për të punuar me vetë iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara.
- Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënëudhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët.
- Njohje e gjuhësangleze, gjermane, frenge,italiane, greke, spanjolle apo serbo kroate e preferusheme.
Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre
- Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
- Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diplomaështë fituar jashtëvendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
- Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcaktonpozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë. Përvoja e punës, e cila deklarohet sipas kushteve të konkursit, e fituar në një shtettjetër, dëshmohet përmes dëshmisë së përkthyer mbi përvojën e punës së lëshuar nga organi kompetent i atij shteti, apo përmes dëshmisë së përkthyer dhe noterizuar të përvojës të lëshuar nga punëdhënësi përkatës.
- Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekuraapo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
- Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.
Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit
- Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
- Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
- Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
- Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik(Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 03/10/2025, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )
Kriteret specifike shtesë
- Njohje e gjuhësangleze, gjermane, frenge,italiane, greke, spanjolle apo serbo kroate e preferusheme.
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
- Intervista – maksimumi 30 pikë
Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
- Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Mënyra e aplikimit
- Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesido të shpallet përmes portalitpër rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
- Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriterete konkursit, përmesdokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.
- Kandidatet fitues do të kenë mundësinë e përzgjedhjes së pozitës së lirë sipas radhitjes përfundimtare.
Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen