business

Arkitekt/e (2)

  • star Publikuar: 04-01-2024
  • star Skadon: 14-01-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Gate Group LLC
Kategoritë Arkitekt
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1800

Kompania Gate Group L.L.C. shpallë konkurs për 2 pozita

Pozita: Arkitekt/e

Vendi i punës: Gate Residence Veternik, Prishtine

Kohëzgjatja: E pakufizuar

Kualifikimet themelore:

Edukimi: Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës / Drejtimi i Arkitekturës

Përvoja: Së paku 2 vite përvojë profesionale.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Realizon aktivitetet ditore të planifikuara;
  • Bën mbikëqyrjen e realizimit të punëve nga ana e kontraktorëve konform planifikimit dhe organizimit të punëve dhe caktimit të prioriteteve;
  • Bën planifkimin dhe realizimin e projektit dhe punëve sipas planit dinamik;
  • Informon udhëheqësin e projektit për mbarëvajtjen e punëve, në pajtueshmëri me nevojat dhe kërkesat në vend-punim;
  • Bën mbajtjen e saktë dhe të rregullt të shënimeve ditore, raporteve mbi punët e kryera dhe ato të planifikuara dhe raportimin e rregullt të punëve tek udhëheqësit e kompanisë;
  • Pranimin dhe implementimin e detyrave nga udhëheqësi I projektit dhe implementimin e tyre në vend-punim;
  • Detyrat tjera të përcaktuara nga menaxheri;
  • Eksploron mundësi të reja për avancim të cilat i shtojnë vlerë kompanisë;
  • Pranon detyra të tjera të përcaktuara nga Drejtori ose udhëheqësi i drejtpërdrejt;
  • Përshtatet me kulturën organizative të kompanisë;

Kualifikimet Minimale:

Kandidati duhet të posedojë njohuri profesionale, si dhe aftësi të shkëlqyeshme hulumtuese, analitike dhe organizative. Preferohet të ketë përvojë paraprake në mbikqyrje dhe ndërtim së paku 2 vite.

Po ashtu, kandidati duhet të demonstrojë qasje pragmatike në gjetjen e zgjidhjeve adekuate me burime të kufizuara,si dhe:

  • Aftësi të zhvilluara komunikimi;
  • Shkathtësi funksionale dhe teknike;
  • Aftësi për të identifikuar prioritete;
  • Aftësi për të bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe palë;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë efikase;
  • Aftësi për të trajtuar informatat e besueshme në mënyrë të duhur;
  • Të ketë paraqitje profesionale;
  • Përvojë të gjerë me ArchiCad, AutoCAD dhe Microsoft Office;
  • Aftësi për vërejtjen e detajeve në projekt;
  • Mirëpritja e klientëve dhe të kuptuarit e nevojave të tyre, dhënia e përgjigjeve profesionale në bazë të kerkesave;
  • Aftësi në vendimmarrje dhe zgjidhjen e problemeve;

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në në Gjuhën Shqipe dhe letër referencat në e-mail adresen; [email protected]

Gate Group L.L.C

VETERNIK - PRISHTINE

+383 48 301010