business

Udhëheqës/e i/e Zyrës për Sukses të Studentëve, Karrierë dhe Alumni

  • star Publikuar: 29-10-2025
  • star Skadon: 05-11-2025
Kategoritë Arsim&Edukim
Vendi i punës Ferizaj
Numri i pozitave 1

Pozita: Udhëheqës/e i/e Zyrës për Sukses të Studentëve, Karrierë dhe Alumni
Lokacioni: Ferizaj
Lloji i pozitës: Pozitë me orar të plotë (Full-time)

Përshkrimi i punës

Kolegji Universum, dega në Ferizaj kërkon një profesionist(e) të përkushtuar për të udhëhequr Zyrën për Sukses të Studentëve, Karrierë dhe Alumni, duke mbështetur zhvillimin akademik dhe profesional të studentëve, si dhe duke ndërtuar partneritete të qëndrueshme me sektorin e punës dhe rrjetin e të diplomuarve.

Detyrat kryesore

Monitorimi i progresit akademik të studentëve dhe përgatitja e raporteve periodike.

Sigurimi i mbështetjes akademike dhe emocionale përmes orientimeve, tutorimeve dhe këshillimeve.

Bashkëpunimi i ngushtë me stafin akademik dhe Zyrën për Sigurimin e Cilësisë për mbështetjen e studentëve.

Organizimi i trajnimeve, punëtorive dhe aktiviteteve të karrierës.

Ndërtimi dhe mirëmbajtja e partneriteteve me sektorin publik dhe privat për praktika profesionale dhe punësim.

Administrimi i të dhënave për suksesin e studentëve dhe bashkëpunimi me rrjetin e alumni-ve.

Kualifikimet e kërkuara

Të ketë të përfunduara studimet Master (obligative)

Përvojë pune në role të ngjashme në mbështetje të studentëve, karrierë ose administrim akademik

Shkathtësi të larta në komunikim, koordinim dhe menaxhim

Të ketë njohuri për bashkëpunimin në mes të industrisë dhe arsimit të lartë

Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze

Dokumentet për aplikim

CV profesionale

Letër motivimi

Dëshmi për kualifikimet dhe përvojën e punës

Dokumentacioni për aplikim dërgohet në: [email protected]. Konkursi është i hapur deri më 5 Nentor 2025. Në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët më të përshtatshëm në listën e ngushtë.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu