business

Rrobaqepëse me Gjilpërë, Patroniste, Rrobaqepëse me Makinë

  • star Publikuar: 19-03-2025
  • star Skadon: 31-03-2025
Kompani Albina Dyla
Kategoritë Rrobaqepëse, Patronist
Numri i pozitave 3
Vendi i punës Obiliq
Shikime 100

KONKURS PUNE NGA KOMPANIA “ALBINA DYLA BI”

Albina Dyla BI është duke u zgjeruar dhe kërkon punëmarrëse në Departamentin e Prodhimit:

I. Rrobaqepëse me Gjilpërë,
II. Patroniste,
III. Rrobaqepëse me Makinë.

Vendi: Shkabaj - Obiliq

Orari i punës: • 5 ditë punë në javë

Orar i punës vetëm pasdite: 14:00 - 22:00 dhe 22:00 - 06:00

Kushtet për Rrobaqepëse me Gjilpërë:

  • Përvojë pune 6 muaj e tutje,
  • Njohuri në qepje me rruza dhe gurë të ndryshëm,
  • Të përdor silikonin në pjesët e ndryshme të fustanit,

Kushtet për Patroniste:

  • Përvojë pune 6 muaj e tutje,
  • Të kryejë prerje të ndryshme me vegla të ndryshme profesionale si: prerje me gërshërë, prerje me disk rrotullues apo edhe me mjete tjera profesionale.
  • Të përdor tabelat e përmasave,
  • Të bëjë përshtatjen e ndryshimeve sipas formave trupore,
  • Të bëjë zgjerimin e patronave bazë për fustana dhe të bëjë kontrollimin e tyre,

Koment shtesë:

Kandidatët kërkohen që të punojnë vetëm pasdite (me orar të cekur më sipër) dhe duhet të kenë mundësi të punojnë 1 ose 2 javë vetëm në ndërrim të natës, si dhe gjatë ditëve të fundjavës.

Kushtet për për Rrobaqepëse me Makinë:

  • 6 muaj përvojë pune si rrobaqepëse.
  • E preferueshme përvoja e punës në prodhimin e fustaneve.
  • Aftësi për të përdorur makinat e qepjes.
  • Përshtatshmëri për orar pasdite dhe për të punuar në fundjavë.

Orari i punës:

  • 5 ditë punë në javë
  • Orar i punës pasdite : 14:00-22:00
    Koment shtesë: Kandidatet kërkohen që të punojnë vetëm pasdite ( me orar te cekuar më sipër) dhe gjithashtu ditët e fundjavës. Përparësi kanë aplikantet që mund të punojnë në ndërrimin e natës 22:00-06:00.
  • Ditët e punës gjatë fundjavës dhe ndërrimit të natës do të paguhen sipas Ligjit të Punës
  • Paga konkuruese në treg duke filluar nga 500 euro, varion sipas përvojës dhe aftësive.

Të dhënat mund të dërgohen në email [email protected] apo në numrat 049 600 921 dhe 043 811 144

Afati i fundit për aplikim 31 mars 2025.