business

Zyrtar/e për financa (3)

  • star Publikuar: 16-02-2023
  • star Skadon: 15-03-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani PATELA GROUP
Kategoritë Financa
Numri i pozitave 3
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 5974

Patela Group është kompani multinacionale e cila selinë e saj e ka në Kosovë. Veprimtaria e saj është në fushën e teknologjisë informative Netëorking dhe Telecom. Është themeluar në vitin 2019 dhe për 3 vite ka arritur të jetë prezente në 3 tregje atë të Kosovës, Kroacisë dhe Norvegjisë. Është kompani e cila ka potencial të lartë në zhvillim të vetin dhe si rrjedhojë edhe të stafit të saj. Në qoftë se jeni ambicioz/e për arritje profesionale në karrierë dhe dëshironi të sfidoheni me qështje internacionale atëherë PATELA është vendi ku ju duhet të jeni.

Ju falenderojmë paraprakisht për interesimin tuaj.

CV-të mund ti dërgoni në email adresën [email protected] . Në titullin e emailit tuaj ju lutem vendosne fillimisht “Pozitën” të cilën aplikoni pastaj “Emri dhe Mbiemri” i juaj.

Titulli:Zyrtar/e për financa – 3 pozita
Përshkrimi i pozitës:Zyrtar/e për financa është përgjegjëse për regjistrimin e faturave te Blerjes, Shpenzimeve, Investimeve dhe Shitjeve. Ekzekutimin e të gjitha pagesave, kontrollit të llogarive bankare për tërheqje dhe arkëtime, barazimit me furnitorë dhe klientë, të tjera në kordinim me udhëheqësin e departamentit të financave.
Kërkesat për këtë pozitë:
  • Diplomë universitare
  • Çertifikim Teknik i Kontabilitetit; (e preferueshme)
  • Minimum dy vite përvojë pune në financa;
  • Njohuri në sisteme financiare dhe MS Excel, Prodata e preferueshme;
  • Aftësi të punojë në mënyrë të pavarur, duke menaxhuar ngarkesën e punës pa udhëzime të vazhdueshme;
  • Aftësi të mira analitike dhe vëmendje në detaje;
  • Njohuri në gjuhën Angleze niveli 4 – E domosdoshme
  • Njohuri të mira të legjislacionit në fuqi dhe të praktikave të kontabilitetit;
  • Njohuri të mira të SNRF-ve.
Departamenti përkatës:Departamenti i Financave
Pozita superiore ku raporton:Kontabilisti Kryesor
Përshkrimi i detyrave të punës dhe përgjegjësive:
  • Përpilon listën e pagesave dhe e dërgon te Kontabilisti Kryesor për autorizim dhe ekzekuton pagesat e autorizuara nga Drejtori Financiar;
  • Raporton në baza të rregullta për gjendjen në banka tek Kontabilisti dhe Drejtori Financiar;
  • Raporton transaksionet e pazakonta dhe të padokumentuara te Kontabilisti Kryesor në momentin e parë të mundshëm;
  • Kryen barazimin mujor të të gjitha llogarive bankare dhe llogarive kalimtare;
  • Bën hapjen e llogarive/kartelave të furnitorëve dhe të klientëve të rinj sipas kërkesave të përcaktuara në politikën dhe procedurën e kompanisë;
  • Barazon dhe dokumenton barazimet me furnitorë sipas kërkesave të përcaktuara në politikën dhe procedurat e kompanisë;
  • Raporton në baza javore për ecurinë e punëve dhe të barazimit me klientë dhe furnitorë;
  • Përpilon listën e të arkëtueshmeve në baza ditore dhe kontakton me departamentin e shitjes në lidhje me arkëtimet nga klientët;
  • Dokumenton të gjitha barazimet me klientët dhe mbledh të gjitha dëshmitë mbi përpjekjet për mbledhjen e borxheve;
  • Regjistron faturat e Blerjes dhe Shitjes në sistem;
  • Kryen punë të tjera sipas kërkesës së Kontabilistit ose Drejtorit Financiar.