business

Zyrtar Kryesor të Financave

  • star Publikuar: 14-04-2023
  • star Skadon: 21-04-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Financa
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 47637

Shield Recruitment & HR kërkon një Zyrtar Kryesor të Financave për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës/e për menaxhimin e raporteve financiare që përgatiten për: menaxhmentin e Bankës, BQK, FSDK,ATK etj, ndërsa nga momenti i centarlizimit edhe i raporteve tjera;
  • Përgjegjës/e për menaxhimin e Njësisë së Thesarit dhe Menaxhimit të Kesh-it;
  • Përgjegjës për raportime cilësore finaciar tek rregullatoret BQK, FSDK, ATK etj;
  • Përgjegjës për dhënien e analizave finaciare në vendim marrjen e Ekzekutivit të Bankës;
  • Përgjegjës për krijimin e njësisë MIS, dhe siguron funksionalitetin e saj;
  • Përcjell situatën e përgjithshme të ekonomisë shtetërore, sektorit bankar dhe financiar;
  • Përgjegjës/e për analizat e tregut;
  • Përgjegjës për zbatimin dhe implementimin e planeve strategjike financiare te Bankës;
  • Përgjegjës/e për përcjelljen e ligjeve në lëmin e financave në vend (BQK,ATK etj.);
  • Përgjegjës/e për përgatitjen e buxhetit të Bankës/Forecast;
  • Dokumentet normative dhe metodike për çështjet e kontabilitetit dhe menaxhimit financiar;
  • Të kuptuarit e teknikave të vlerësimit të rrezikut (domethënë, rreziku i likuiditetit, rreziku i kredisë dhe rreziku operacional);
  • Të kuptuarit e procedurave të kontrollit të brendshëm dhe të auditimit të brendshëm;
  • Metodat e analizës dhe vlerësimit të efikasitetit të sferës financiare të kompanisë, analiza e tregjeve financiare, llogaritja dhe minimizimi i rreziqeve financiare;
  • Mbikëqyrë dhe menaxhon aktivitetet e Thesarit të bankës;
  • Përgaditë dhe organizon Komitetin e ALCO-së dhe Likuditetit;
  • Përgaditë strategjinë e investimeve dhe valutave e huaja;
  • Mirëmban dhe menaxhon limitet rregullatore dhe të brendshme;
  • Organizimi i punës financiare të bankës dhe buxhetimi;
  • Kontabiliteti, taksat, statistikat dhe regjistrimi menaxherial;
  • Parimet e kontrollit financiar;
  • Zbaton strategjinë dhe politikat e miratuara nga Menaxhmenti i Bankës;
  • Zhvillimi i proceseve që identifikojnë masat, monitorojnë dhe kontrollojnë rreziqet e bëra nga Banka;
  • Ruajtja e një strukture organizative që përcakton qartë përgjegjësinë, autoritetin dhe marrëdhëniet raportuese;
  • Koordinimi dhe kontrolli mbi cilësinë e performancës dhe në kohë përmbushjen e detyrave nga punonjësit e departamentit dhe përputhshmëria e punonjësve të departamentit me detyrat zyrtare të përcaktuara në përshkrimet e tyre të punës;
  • ZKF-ja duhet të sigurojë listën e mjeteve dhe materialeve për organin administrativ të Bankës për mbështetjen e duhur teknike të Menaxhmentit, si dhe për të marrë të gjitha materialet e nevojshme që kërkohen për veprimtarinë e Menaxhmentit;
  • Vlerëson raportet e përgatitura nga stafi i tij / saj lidhur me aktivitetet e kryera nga Departamenti, bën ndryshime në mënyrën e punës, aktivitetet e kryera dhe synimet;
  • Informon ekipin mbi strategjitë e përcaktuara, planet e veprimit të departamentit/rajonit përkatës, përcakton planin vjetor të punës, materializon pjesën e punës;
  • Informimi i Menaxhmentit Ekzekutiv dhe Bordit të Drejtoreve së Bankës për faktet e shkeljeve të legjislacionit, rregulloreve dhe rregullave të transaksioneve si dhe fakteve të dëmtimeve ndaj Bankës ose klientit të Bankës;
  • Përgatitja e vlerësimit të performancës së stafit që punon nën kontrollin e tij / saj;
  • Dhënia e mendimit të tij tek drejtori i tij / saj në lidhje me planifikimin e karrierës së stafit që punon nën kontrollin e tij / saj;
  • Përgjegjës për raportim në risk operacional konform procedurave në fuqi;

Kualifikimet;

  • Fakulteti Ekonomik;
  • Mbi 5 vite përvojë bankare në financa;
  • Auditor/e e/i certifikuar;
  • Njohja e gjuhës angleze;
  • Aftësi menaxheriale, organizative dhe të planifikimit.

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në e-mail adresën: [email protected] deri me datë 21 Prill 2023 ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.