business

MENAXHER/E I/E SHITJËS

  • star Publikuar: 22-12-2023
  • star Skadon: 28-12-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Beta Group
Kategoritë Menaxher/e
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1622

MENAXHER/E I/E SHITJËS – DEPARTAMENTI USHQIMOR

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Vlerësimi dhe realizimi i mundësive potenciale për përmirësimin e biznesit në treg përmes forcimit të bashkëpunimit me partnerët ekzistues dhe fillimit të bashkëpunimit me partnerë të rinj.
  • Përgjegjës/e për vendosjen e objektivave të shitjës dhe KPIs për ekipen e shitjës dhe realizimin e synimeve të përcaktuara dhe planeve të veprimit për departamentin.
  • Përgjegjës/e për menaxhimin dhe përmirësimin e proceseve brenda departamentit.
  • Përgjegjës/e për negociatat me partnerët e mundshëm.
  • Analizon aktivitetin e zhvillimit të biznesit dhe strategjinë e konkurrentëve, duke përfshirë tendencat dhe qasjet e tyre të çmimeve.
  • Duhet të jetë një mendimtar/e strategjik/e, kurioz/e, inovativ/e dhe krijues/e në mënyrë që të krijojë marrëdhënie, rrjet, lidhje me burimet dhe aplikimin e praktikave të biznesit.
  • Përgjegjës/e për të menaxhuar dhe motivuar ekipin e shitjës dhe merchandiserëve për të arritur shitjen sipas planeve.
  • Bërja e planeve të rregullta mujore të veprimit, vëllimi/vlera në përputhje me nevojat e zinxhirit të furnizimit.
  • Monitorimi i rezultateve të strategjive të zbatuara, nxjerrja e konkluzioneve, propozimeve dhe masave për përmirësimin e mëtejshëm të rezultateve.
  • Përgatit raporte dhe prezantime sipas nevojave dhe kërkesesës së kompanisë dhe departamentit;
  • Duhet të jetë në gjendje të përmbushë dhe tejkalojë qëllimet e performancës së shitjeve dhe të ekzekutojë kohën dhe menaxhimin e territorit.

KUALIFIKIMET

  • Diplomë universitare në fushën përkatëse.
  • Të paktën 10 vjet përvojë në FMCG dhe 5 vjet eksperiencë në pozita drejtuese;
  • Gjuha Angleze rrjedhshëm (folur dhe shkruar rrjedhshëm);
  • Njohje shumë e mirë e paketës MS Office;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese;
  • Leje Drejtimi, Kategoria B.

Beta Group është një punëdhënës i mundësive të barabarta.

Të gjithë aplikantët dhe punonjësit e kualifikuar do të marrin konsideratë punësimi. Ju njoftojmë se do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

Të gjithë kandidatët që aplikojnë, ju lutemi të shkruajnë pozicionin e punës për të cilin po aplikoni, në “Subject Line”, të emërtoni CV-në tuaj në formatin e mëposhtëm (Emri Mbiemër – CV).

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në e-mail: [email protected]

Afati i aplikimit është deri më 28 Dhjetor 2023 në orën 17:00.