business

Ftesë për Ofertë

  • star Publikuar: 26-04-2023
  • star Skadon: 04-05-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë OJQ
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Të gjitha qytetet
Shikime 36573

FTESE PER OFERTE

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve për implementimin e aktiviteteve të të gjithë projekteve, është i interesuar për shërbime taksie për transportin e punonjësve dhe përfituesve për pjesëmarrje në aktivitete, trajnime, seanca, punëtori, takime etj.

Me këtë rast ju bëjmë Ftesë për Ofertë në përputhje me specifikacionin si më poshtë.

Oferta juaj duhet të përmbajë këto informata bazë:

  1. Lista e çmimit në destinacione të ndryshme duke përfshirë:
  • Transportin lokal, brenda territorit të Prishtinës; starti/ kilometri

Transportin prej Prishtinës nëpër qytetet/ vendet tjera të territorit të Kosovës

  • Sllatinë / Aeroport
  • Fushë Kosovës
  • Prizren
  • Pejë
  • Gjakovë
  • Mitrovicë
  • Gjilan
  • Vushtrri
  • Ferizaj
  • Podujevë
  • Prevallë
  • Brezovicë
  • Rugovë
  • Bogë

Transportin jashtë Kosovës:

  • Aeroport Shkup
  • Shkup
  • Tiranë
  • Durrës
  • Sofje
  • Beograd

Ofertuesit bashkë me ofertën duhet të dorëzojnë:

  • Çertifikatën e regjistrimit të biznesit/ NUI
  • Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe vulosur apo me logo zyrtare
  • Çmimet të jenë në euro pa TVSH
  • Zbritjen në çmim në faturën totale
  • Numrin e veturave në dispozicion
  • Përvoja/ angazhimet e kontraktuara

Oferta juaj duhet të jetë e vlefshme për 30 ditë.Kriteret për përzgjedhje:

  • Përmbushja e specifikacionit
  • Çmimi më i lirë
  • Zbritja më e madhe në çmimin total të faturës
  • Duke qenë se SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë janë të përkushtuara në mbrojtjen dhe ruajtjen e ambientit, kompanitë që ofrojnë shërbime miqësore ndaj ambientit dhe kontribuojnë në ruajtjen e tij do të kenë përparësi.

Me rastin e nënshkrimit të kontratës ofertuesi i përzgjedhur duhet të dorëzojë prova se personi përgjegjës dhe pronari i biznesit nuk janë nën hetime për vepra penale, ose vërtetimin tatimor.

Ofertat tuaja mund t’i dërgoni deri me datën: 04.05.2023 në email adresën: [email protected]