Ndërmarrja Importuese dhe Shpërndarëse “Kosmonte Foods Sh.p.k.”, me seli në: Rr. e Antenës, Harilaq, Fushë Kosovë, Tel: +383 (0) 38/733- 377 shpall konkurs për plotësimin e pozitës:
Pozita: Punëtor në depo
Bën ngarkimin/shkarkimin e mallit nga mjetet transportuese;
Bën vendosjen e mallit në depo në vendet e përcaktuara;
Bën përgatitjen e mallit sipas porosive/faturave per dalje nga depo;
Të gjitha përgatitjet për daljen e mallit sipas procedurave;
Bën kthimin e mallit përmes fatures në sektorin përkatës,pasi te vërtetohet sasia e kthyer nga tereni;
Bën lidhjen/paketimin e artikujve sipas aktiviteteve që përcaktohen;
Detyra te tjera te përcaktuara nga udhëheqësi të cilat ndërlidhen me poziten e punës.
Kualifikimet e kërkuara
Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollimin e Mesem;
Të jenë të shkathët, fleksibil dhe organizativ;
Të kenë aftësi të mira komunikuese, menaxhimit të kohës dhe etikes në punë.
Preferohet një (1) vit përvojë punë.
Kosmonte Foods Sh.p.k është kompani e përkushtuar në ofrimin e një ambienti sa më të përshtatshëm për punë.
Krahas pages konkuruese ne treg, ka të organizuar mbulueshmërinë e transportit, shujtes ditore si dhe sigurimit shëndetësor andaj inkurajojmë që të aplikojnë të gjithë ata të cilët deshirojnë të i bashkëngjiten ekipit të Kosmonte Foods.
Mënyra e aplikimit
Aplikimi për poziten e shpallur bëhet duke dërguar CV-në përmes postes elektronike: [email protected] apo paraqitjes pranë selisë në adresen e lartëcekur.
Në subjekt duhet të shënohet Pozita për të cilën aplikoni.
Konkursi mbetet i hapur deri me 31/10/2023.
Për më tepër informacione rreth Ndërmarrjes Kosmonte Foods, mund të kërkoni në website-in: www.kosmontefoods.com.