business

Punëtor në Depo / Koordinator i Dokumentacionit Doganor dhe Logjistikës


Ruaj
  • star Publikuar: 18-05-2026
  • star Skadon: 01-06-2026
Kategoritë Depo, Logjistike
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

Konkurs Pune

Punëtor në Depo / Koordinator i Dokumentacionit Doganor dhe Logjistikës

PRO TRANSPORT SHPK kërkon të punësojë një person për pozitën Punëtor në Depo / Koordinator i Dokumentacionit Doganor dhe Logjistikës për depon e kompanisë në rrugën Prishtinë – Obiliq.

Personi i përzgjedhur do të jetë pjesë e ekipit të depos dhe do të kontribuojë në menaxhimin e mallrave, përcjelljen e dokumentacionit doganor dhe koordinimin me departamentet përkatëse të kompanisë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Njohja dhe menaxhimi i dokumentacionit doganor
  • Pranimi, sistemimi dhe organizimi i mallrave në depo
  • Evidentimi dhe kontrollimi i dokumenteve përcjellëse të mallrave
  • Përcjellja e dokumenteve doganore tek personat dhe departamentet përkatëse
  • Sistemimi, organizimi dhe arkivimi i dokumenteve në arkivën e depos
  • Bashkëpunimi me stafin e depos, transportit dhe administratës për procedurat logjistike dhe doganore
  • Mbajtja e evidencave dhe regjistrimi i shpenzimeve të naftës për automjetet e kompanisë që gjenden në depo

(Puna organizohet në bashkëpunim të ngushtë me stafin e depos dhe transportit.)

Kualifikimet dhe Kërkesat

  • Patentë shoferi
  • Njohuri bazike në procedurat dhe dokumentacionin doganor
  • Njohje e gjuhës angleze
  • Njohuri dhe përvojë në përdorimin e paketës Microsoft Office (Word, Excel, Outlook) – e domosdoshme
  • Aftësi organizative dhe administrative
  • Të jetë i përgjegjshëm, korrekt dhe i përkushtuar në punë
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip

Vendi i Punës

  • Depo – Rruga Prishtinë – Obiliq

Aplikimi

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën elektronike: 📧 [email protected]
Afati i fundit për aplikim është: 01.06.2026
Vetëm kandidatët që plotësojnë kushtet e lartcekura do të kontaktohen për fazën e intervistës.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu