business

Oficer Patrullues (4), Staf Teknik (4), Praktikant/Staf Teknik (2)

  • star Publikuar: 09-10-2024
  • star Skadon: 09-11-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani DELTA Security
Kategoritë Të tjera, Sigurim Fizik, Praktikë
Numri i pozitave 10
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1837

Delta Security ofron shërbimet më të sofistikuara dhe më profesionale të sigurisë. Përvoja jonë e punës që nga viti 2001 dëshmon në besnikërinë dhe përkushtimin tonë ndaj klientëve, profesionit dhe shërbimeve që ne ofrojmë.Të gjithë ata që janë të interesuar të jenë pjesë e Delta Security, kemi kënaqësinë të shpallim disa vende të lira pune për pozicionet e mëposhtme:

Pozitat: Oficer Patrullues (4)

Staf Teknik (4)

Praktikant/Staf Teknik (2)

Vendi i Punës: PRISHTINË

Kualifikimet dhe aftësitë e përgjithshme që kërkohen nga kandidatët:

Detyrat dhe përgjegjësitë për Oficer Patrullues (4)

  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit, raportimit dhe qasjes në punë;
  • Të posedojnë patent shofer, kategoria B dhe shkathtësi të mira për vozitje;
  • Mos të jetë i dënuar apo ndjekur penalisht;
  • Preferohet të posedojnë Licencë valide si Punëtor i Sigurimit Themelor.

Detyrat dhe përgjegjësitë për Staf Teknik (4)

  • Instalim, servisim dhe mirëmbajtje e Sistemeve të Sigurisë, duke përfshirë Sistemin e Alarmit dhe Kamerat.
  • Shkollë e mesme e përfunduar.
  • Patentë shoferi, kategoria B.
  • Mos të jetë i dënuar apo ndjekur penalisht.

Detyrat dhe përgjegjësitë për Praktikant/Staf Teknik (2)

  • Te kenë te përfunduar shkollën e mesme;
  • Të posedojnë patent shofer, kategoria B;
  • Mos të jetë të dënuar apo ndjekur penalisht.

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Për praktikantët punë praktike me pagesë
  • Aftësi në zgjidhjen e problemave teknike.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi në një ekip.
  • Përvojë pune relevante është përparësi.

Mënyra e Aplikimit:

Kandidatët e interesuar, të cilët plotësojnë kushtet e cekura më lart, mund të konkurojnë duke dërguar CV-në e tyre në adresën e emailit: [email protected] . Ju lutemi të përdorni "Aplikim për poziten te cilen aplikoni" si subjekt të email-it.

Data e Fundit për Aplikim: 09.11.2024