“Kujtesa Net” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Preoc Km. 7 Magjistralja, Prishtine Ferizaj:
K O N K U R S
Për plotësimin e 3 vendeve të lira të punës,
Network Engineer
Vendi i punës: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:
- Konfigurimi i avancuar Cisco: BGP, MPLS, OSPF, VPN, QoS
- Menaxhimi dhe troubleshooting i platformave GPON (ZTE, Huawei) dhe HFC
- Administrimi dhe monitorimi i rrjetit përmes platformave si Zabbix, LibreNMS dhe Grafana
- Dokumentimi i plotë i rrjetit dhe standardizimi i infrastrukturës
- Mentorim i Junior Engineer-ve dhe mbikëqyrje e kontraktor-ve
- RCA (Root Cause Analysis) dhe raportim i incidenteve
- Mbështetje teknike për operime backbone dhe infrastrukturë ISP
Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
- Minimum 3 vite eksperiencë si Network Engineer në mjedis ISP
- Eksperiencë e provuar Cisco IOS/IOS-XE: BGP, MPLS, VPN dhe routing
- Eksperiencë e provuar me Mikrotik, Arista ose platforma të ngjashme rrjeti
- Njohuri operative Linux dhe aftësi troubleshooting të pavarura
- Njohuri networking: VLAN, QoS, firewall rules dhe VPN
- Patentë shoferi kategoria B — e detyrueshme
Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet që t’i dërgojnë këto dokumente:
- CV-në si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollorë të mesme apo universitarë;
- Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;
- Certifikatat e trajnimeve eventuale;
- Letër Rekomandimi apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).
Aplikimi bëhet përmes email-it (postës elektronike), në: [email protected] me subjektin Network Engineer
Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.
Konkursi mbetet i hapur deri më datën 10.06.2026, Ora 16:00h.
Apliko shpejtë përmes sistemit!