Islamic Relief Kosova
Njoftim për blerjen e automjeteve
Data e përgatitjes së njoftimit: 14/11/2025
T-16/2025
| Adresa Postare: Rr. Bajram Kelmendi nr 10/A, lagja Katër Llullat | ||
| Qyteti: Prishtinë | Kodi postar: 10000 | Vendi: Prishtinë |
| Personi kontaktues: Zyra e Prokurimit - IR Kosova | Telefoni: 038/232-431 Mobil:+383 44 239 349 Email: [email protected] | |
Përshkrimi
Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe dhe e shtrirë në më shumë se 40 shtete të botës, përfshirë Kosovën, ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas luftës, në vitin 1999, si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj periudhe (më shumë se 25 vite), IRK ka implementuar projekte të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor, duke filluar prej atyre emergjente, edukative, shëndetësore, të infrastrukturës, bujqësisë, blegtorisë, si dhe financiare, me anë të të cilave ka kontribuar në zbutjen e brengave dhe nevojave të familjeve dhe individëve skamnorë në Kosovë.
Për të mbuluar nevojat e organizatës ne terren, kemi hapur tender për blerjen e automjeteve. Islamic Relief Kosova fton të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar të marrin pjesë në tenderin që përfshin blerjen e:
∙ 4 (katër) automjete të tipit veturë (passenger car / është në preferencë që veturat të jenë “pickup”.)
∙ 1 (një) automjet të tipit furgon/kombi
Blerja e automjeteve do të realizohet përmes një procedure të hapur dhe transparente, në përputhje me politikat e brendshme të organizatës dhe rregulloret përkatëse.
Specifikimet teknike dhe kërkesat minimale
1. Automjetet e tipit veturë
∙ Tipi: Veturë me 5 ulëse
∙ Lloji i Karrocerisë: Veturë (5 dyer)
∙ Viti i prodhimit: nga viti 2020 deri 2025
∙ Motori: Minimum 1.6 deri në 2.0 (naftë ose hybrid)
∙ Transmetimi: Automatik
∙ Kilometrazhi: 0 km – 100.000km
2. Automjeti i tipit kombi / furgon
∙ Numri i ulëseve: 2 deri në 3
∙ Lloji i karrocerisë: Furgon (4 dyer)
∙ Viti i prodhimit: 2017 ose më i ri
∙ Motori: minimum 2.5 (naftë)
∙ Transmetimi: Automatik ose manual
∙ Kilometrazhi: deri në 150.000 km
| Dokumentacioni ligjor | Lloji | |
1. | Certifikate e Biznesit | Kopje |
2. | Certifikata e TVSH-së | Kopje |
3. | Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se do ti përmbahet të gjitha detyrimeve për kryerjen e shërbimeve nga ky tender | E vulosur dhe e nënshkruar nga kompania |
4. | TVSH – “Faturimi do te behet pa TVSH, duke shënuar në faturë referencën e nenit 33, paragrafi 3, nën paragrafi 3.1 të Ligjit Nr.05/L 037 për TVSH” nga vendimi shpjegues publik nr 04/2016 | 0.00 |
Vërejtje:
Është e nevojshme të specifikohet koha e nevojshme për lifterimin e veturave, nga momenti i porosisë deri në dorëzimin përfundimtar tek Islamic Relief Kosova.
Sa ditë kohë ju duhen nga dita e porosisë deri në ditën e dorëzimit të automjeteve tek Islamic Relief Kosova? Shkruani këtu numrin: ________
Ofertat tuaja me dokumentacioni e tenderit duhet ti dërgoni me në një zarf të mbyllur me titull – “ Islamic Relief Kosova – njoftim për blerjen e automjeteve” - duke i sjell ato në rrugën Bajram Kelmendi nr.10/A, 10000 Prishtinë.
Islamic Relief Kosova ka zero tolerancë ndaj çdo shkeljeje të procedurave si më poshtë:
∙ Politikat kundër ryshfetit dhe korrupsionit.
∙ Kodi i sjelljes.
∙ Respektimi dhe mbrojtja e grupeve vulnerabël (përfituesve) të IRK-së.
Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datë 28/11/2025, në ora 15:00. Çdo ofertë që vjen pas kësaj date do të llogaritet si e vonuar dhe, si e tillë, nuk do të merret në shqyrtim nga Prokurimi.
VV