KONKURS – MENAXHER/E TË PROJEKTIT për Fuqizimin e Grave dhe të Rinjëve
Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) është organizatë joqeveritare që angazhohet për krijimin e një mjedisi më të zhvilluar socio-ekonomik në zonat rurale duke mbështetur aktivitetet bujqësore, ri-integrimin e njerëzve të kthyer, zbutjen e varfërisë, zvogëlimin e importit, promovimin e praktikave të mira bujqësore, zvogëlimin e papunësisë duke përfshirë të gjitha grupet shoqërore pa dallim feje, etniteti apo gjinie
IADK është duke zbatuar projektin “Fuqizimi i grave, burrave dhe të rinjve, që jetojnë në zonat rurale me sfida ekonomike, të krijojnë mjete jetese të qëndrueshme nëpërmjet aktiviteteve bujqësore dhe përpunimit të ushqimit” i financuar nga donatori Frieda – Organizata Feministe e Paqes, ku objektivi i përgjithshëm i projektit do të fokusohet në çështjet e mëposhtme:
- Ngritjen e kapaciteteve profesionale e grave/burrave dhe të rinjve
- Fuqizimin e grave/burrave dhe të rinjve drejt gjenerimit të të ardhurave
- Integrimin e grave/burrave dhe të rinjve në aktivitete socio-ekonomike përmes krijimit të lidhjeve me akter përkatës nga sektori publik dhe privat
Titulli i vendit të punës: Menaxher/e i/e Projektit
Vendi i punës: Sfaraçak i Ulët nr. 11, 42 000 Vushtrri
Kohëzgjatja: 31.12.2024 me mundësi vazhdimi deri më Dhjetor, 2026.
Orari i punës: I plote
Data tentative e fillimit të punës: Gusht, 2024
Përshkrimi i punës:
Menaxheri/ja i/e Projektit në këtë angazhim të projektit do të ketë përgjegjësinë e përgjithshme për zbatimin e suksesshëm të projektit të lartcekur në koordinim me Drejtorin Ekzekutiv të IADK-së. Përgjegjësitë përfshijnë, por nuk kufizohen në:
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Menaxhon dhe koordinon zbatimin e përgjithshëm të projektit, përfshirë stafin dhe ekspertët e projektit
- Identifikon mangësitë dhe propozon intervenime të përshtatshme për arritjen e objektivave të projektit.
- Në mënyrë aktive koordinon komunikimet me donatorët, partnerët dhe palët tjera të projektit.
- Në mënyrë të rregulltë realizon monitorimet tek përfituesit e projektit, përdorë të dhënat e monitorimit për raportim tek donatorë dhe palët tjera të interesuar.
- Merr pjesë në takimet brenda IADK-së dhe stafit të sajë duke kontribuar në adresimin e çështjeve me qëllim arritjen e objektivave të projektit.
Kualifikimet dhe kompetencat kryesore:
- Diplomë universitare e përfunduar se paku niveli bachelor (e preferuar shkenca sociale), ose fusha të ngjashme.
- Dy vite përvojë pune (preferohet me fuqizimin e grave) eksperience me zbatim te projekteve të financuara nga donatorët.
- Të ketë njohuri në përdorimin e paketës Microsoft Office.
- Aftësi të mira komunikuese dhe në të shkruara të gjuhës Shqipe dhe Angleze, ndërsa njohja e gjuhës Serbe është e rekomandueshme.
- Të ketë patentë shoferi të kategorisë B dhe përvojë të drejtimit të automjetit në zonat rurale
- Të ketë njohuri mbi gjendjen dhe kërkesat ekonomike të grave/grupeve të grave që jetojnë në zonat rurale, përvojë në adresimin e kërkesave të grave me qëllim të përfshirjes së tyre në aktivitete ekonomike – bujqësore.
- I/e gatshme te lëvizur sipas nevojave te projektit
- Te keni parasysh dhe te kuptoni konceptin e (pa) barazisë gjinore dhe pasojat për popullatën e synuar të projektit
- Të keni parasysh për diskursin aktual gjinor në Kosovë si dhe në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të jetë në gjendje ta përkthejë atë në masa në punën me grupet e synuara
- Mosha deri në 45 vjeçe
Çfarë ofron IADK? Përfitimet përfshijnë një pagë konkurruese për zbatimin e projektit (1,100-1,300 Euro/mujore, bazuar në rregulloret e organizatës), mbushje telefonike, dhe mundësinë për avancim/ngritjes profesionale.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar:
- CV-në;
- Letër motivuese;
- Kopjet e diplomave universitare;
- Çertifikatat përkatëse të trajnimeve të ndryshme relevante
- Letra të Referencës
Kandidati/ja e përzgjedhur duhet të sjelle:
- Çertifikatën nga gjykata që dëshmon se nuk jeni nën hetime, dhe
- Çertifikatën e gjendjes shëndetësore
Dokumentet e lartpërmendura duhet të sjellen direkt në zyrat e IADK-së Sfaraçak i Ulët nr.11 Vushtrri, ose mundë të dërgohen përmes e-mailit [email protected], më së largu deri më 02.08.2024.
Personi kontaktues: Adisa Osmani - Zyrtare për Prokurim & Administratë, tel. +383 49 777 059
Inkurajohen veçanërisht gratë/vajzat e kualifikuara dhe kandidatet nga komunitetet jo shumicë të aplikojnë!
Shënim: aplikacionet e pa kompletuara nuk konsiderohen për listën e ngushtë!
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë mund do të ftohen në procesing e mëtutjeshëm të vlerësimit.