business

Asistent Menaxher për Eksport & Shitje, Punëtore për Administratë dhe Faturim, Punëtorë në Prodhim ( M )


Ruaj
  • star Publikuar: 19-05-2026
  • star Skadon: 05-06-2026
Kompani HAPPY SH.P.K
Kategoritë Administratë, Financa, Menaxher/e, Prodhimtari, Shitje, Të tjera
Vendi i punës Lipjan
Numri i pozitave 3

Konkurs për punë: 3 Pozita

Kompania “Happy Sh.p.k”, e specializuar në prodhimin e letrave të lagura dhe produkteve likuide, për shkak të zgjerimit të aktivitetit dhe rritjes së kapaciteteve prodhuese, shpall konkurs pune për pozitat :

Pozita 1 : Asistent Menaxher për Eksport & Shitje

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Asistim në menaxhimin e proceseve të eksportit dhe shitjes;
  • Komunikim me klientë dhe partnerë vendorë/internacionalë;
  • Përgatitja e dokumentacionit për eksport dhe shitje;
  • Përcjellja e porosive dhe koordinimi i dërgesave;
  • Përgatitja e raporteve dhe evidencave të shitjes;
  • Bashkëpunim me departamentet tjera për realizimin e porosive;
  • Kryerja e detyrave administrative sipas kërkesës së menaxhmentit.

Kualifikimet dhe kushtet:

  • Diplomë universitare përparesi (preferohet Ekonomi, Menaxhment ose fusha të ngjashme);
  • Përvojë pune në shitje ose eksport përparësi;
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze;
  • Njohuri të gjuhës serbo-kroate përparësi;
  • Njohuri të punës në Microsoft Office;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe organizative;
  • Patent shoferi kategoria B përparësi;
  • Aftësi për punë në ekip .

Pozita 2 : Punëtore për Administratë dhe Faturim

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mirembajtje e dokumentacionit administrativ dhe arkivimit fizik/elektronik
  • Koordinimi me departamentet tjera per nevoja operative
  • Faturim
  • Kontrollimi i saktesise se cmimeve, sasive dhe kushteve ne fature
  • Percjellja e pagesave dhe afateve per klientet
  • Pergatitja e raporteve per faturat e hapura
  • Komunikimi me klientet lidhur me pagesa, saldo dhe sqarime te faturave
  • Detyra tjera perkitazi me poziten sipas nevojes

Kualifikimet dhe kushtet:

  • Diplomë universitare përparesi (preferohet Ekonomi, Administrat , Financa ose fusha të ngjashme);
  • Përvojë pune në Financa – Faturim ;
  • Njohuri të gjuhës Angleze përparësi ;
  • Njohuri të punës në Microsoft Office ;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe organizative;
  • Aftësi për punë në ekip .

Pozita 3 : Punëtorë në Prodhim ( M )

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Punon në linjën e prodhimit sipas planit dhe udhëzimeve të dhëna;
  • Bën paketimin dhe përgatitjen e produkteve për distribuim;
  • Kujdeset për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e hapësirës së punës;
  • Kryen detyra të tjera sipas nevojave të departamentit dhe udhëzimeve të mbikëqyrësit.

Kualifikimet dhe kushtet:

  • Shkollë e mesme
  • Aftësi për punë fizike dhe në ekip;
  • Përgjegjësi dhe korrektësi në punë;
  • Gatishmëri për punë me ndrrime .

Orari i punës - I plotë

Ditët e punës – E Hëne-E Premte

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën [email protected] deri më datën 05.06.2026, duke specifikuar qartë pozitën për të cilën aplikojnë.

Vendi: Konjuh, Lipjan

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu