business

Agjent i Shitjes /Marketingut (2)

  • star Publikuar: 12-09-2023
  • star Skadon: 20-09-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Interlab
Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1537

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS INTERLAB sh.p.k

Titulli i vendit të punës: Agjent i Shitjes, Marketingut

Vende të lira të punës : 2

Lokacioni: Prishtinë, Teren.

A e keni pasion fushën e mjekësisë dhe të teknologjisë? Keni aftësi të jashtëzakonshme të bindjes? Nëse po, ju jeni personi që po kërkojmë!

Kompania jonë është në kërkim të Agjentëve të Shitjes dhe Marketingut për të prezantuar paisje mjekësore dhe dentare, e sidomos të Kavo Dental. Pozicion ky i rëndësishëm në ekipin tonë, i cili ofron një mundësi të jashtëzakonshme për ata që janë të përkushtuar ndaj suksesit dhe janë të pasionuar në fushën e mjekësisë dhe të teknologjisë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

1. Identifikimi i klientëve potencial në fushën e mjekësisë dhe dentarisë.

2. Prezantimi i brendeve tona në mënyrë të besueshme dhe të bindshme për klientët.

3. Përgatitja dhe prezantimi i ofertave të personalizuara për klientët.

4. Monitorimi dhe menaxhimi i kërkesave dhe porosive të klientëve.

5. Bashkëpunim me ekipin e marketingut për të zhvilluar strategji të efektshme marketingu dhe promovimi të produkteve.

6. Përdorimi i platformave të mediave sociale dhe teknikave të tjera të marketingut për të rritur ndërgjegjësimin dhe interesin e klientëve.

Kualifikimet e Kërkuara:

1. Eksperiencë e mëparshme në fushën e shitjes dhe marketingut do të ishte një avantazh.

2. Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bindjes së klientëve.

3. Aftësi të mira të organizimit dhe menaxhimit të kohës.

4. Pasion për fushën e mjekësisë dhe të teknologjisë si dhe njohuri themelore mbi produktet e ofruara.

5. Aftësi për të punuar në teren.

6. Njohja e gjuhëve të huaja përbën përparësi.

7. Leje drejtimi automjeti

8. Të jetë person kreativ, të gjeneroj ide të reja.

Ofrojmë:

1. Bonuse konkuruese dhe pagat motivuese.

2. Mundësinë për të zhvilluar një karrierë të suksesshme në një sektor të rëndësishëm dhe të zhvilluar.

3. Trajnimet dhe përkrahjen e nevojshme për të arritur suksesin.

4. Ambient të punës miqësor dhe sfidues.

Nëse këto sfida ju bëjnë të ndiheni të përgatitur për një aventurë të re profesionale, ne jemi këtu për ju!

Apliko sot duke dërguar CV-në tuaj në [email protected]

Afati i fundit për aplikim: 20/09/2023