business

Inxhinier/e i/e Makinerisë, Inxhinier/e i/e Ndërtimtarisë - Drejtimi Konstruktiv

  • star Publikuar: 30-11-2022
  • star Skadon: 10-12-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Inxhinieri
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 3886

Grand International Group, në kuadër të zgjerimit të aktiviteteve të saj, kërkon një (1) Inxhinier/e i/e Ndërtimtarisë – drejtimi Konstruktiv

Përshkrimi I Pozitës:

Inxhinieri/ia i/e Ndertimtarisë i/e drejtimit Konstruktiv do të perfshihet në projektet e ndërtimit nga ato të thjeshtat deri tek ato komplekse, në projektimin, dokumentimin dhe analizën e strukturës me theks të veçantë në ndërtesa shumëkatëshe, objekte speciale dhe objekte të infrastrukturës rrugore, duke përfshirë edhe mbikqyrjen e projektit në fazën e ndërtimit dhe të realizimit dhe deri te dorezimi final tek klienti. Inxhineri/ia do të asistojë stafin ne aktivitetet rreth projektit për fazën për të cilin është i/e thirrur.

Pozicioni: Inxhinier/e i/e Ndërtimtarisë – drejtimi Konstruktiv

Lokacioni: Prishtinë, Kosovë;
Kontrata: Sipas Ligjit të Punës

Paga: 2000 Eur Neto

Orari: Full time
Aplikimet mbyllen: 10.12.2022

Përgjegjësitë kryesore:

Teknike:

  • Projektimi (Dizajni) dhe analiza për struktura të ndryshme (Betonit, Celikut dhe Drurit)
  • Analiza Statike dhe Dinamike për stuktura të ndryshme komplekse
  • Përgaditja e dokumentacionit detal i vizatimeve të strukturës per dorëzim final të projektit
  • Përgaditja e paramasës dhe parallogarisë së strukturës
  • Përgaditja e Specifikimeve Teknike për fazën e strukturës
  • Përpilimi i planit dinamik të punimeve
  • Vlerësimi i strukturave ekzistuese dhe propozimi për projekt të rehabilitimit të tyre

Gjenerale:

  • Projekton dhe planifikon mënyrën e realizimit të objektivave dhe ndjek në mënyrë të vazhdueshme realizimin e tyre;
  • Identifikon rreziqet kryesore në realizimin e objektivave dhe i raporton ato udhëheqësit të kompanisë/menaxherit;
  • Identifikon problemet teknike që kërkojnë zgjidhje për mbarëvajtjen e projektimeve, punimeve, drejton dhe propozon mënyrat dhe format e zgjidhjes së tyre;
  • Raporton në mënyre periodike (javore) te administratori duke dorëzuar dokumente mbështetëse për punën e bërë;
  • Ndjek dhe siguron që rregullat e etikës dhe disciplinës në punë të zbatohen me korrektësi;
  • Realizon dhe mban përgjegjësi për të gjithë detyrat e tjera që i ngarkohen.

Kërkesat

  • Të ketë mbaruar Fakultetin e Ndërtimtarisë/niveli Master
  • Të ketë të paktën 3 vjet përvojë pune ne projekte të ndryshme si:
  • Objekte banimi, afarizmi, industriale etj. nga të cilat të ketë minimum dy projekte kryesore (për ekzekutim) projektuar dhe vizatuar me të gjitha detajet e nevojshme nga konceptimi deri në dorëzimin final;
  • Gjeoteknikë – min. një projekt kryesor (për ekzekutim), mure mbrojtëse dhe sigurim të gropës ndërtimore
  • Te kete njohuri shume te mira te materialeve te ndertimit
  • Të ketë njohuri në përdorimin e programeve: AutoCAD, ArmCAD, Tower (ose të ngjshëm për analizë dhe kalkulime : SAP, Tekla, Etabs, etj) (njohja e Revit-Structure përbën avantazh), si dhe njohuri të Microsoft Office;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe shkathtësi për punë në grup;
  • Të ketë njohuri shume të mira të Gjuhës Angleze.

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në, Portfolion dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur në subject pozicionin Inxhinier/e i/e Ndertimtarisë në adresën e e-mail-it[email protected] apo ne Webfaqen tonë www.grandigroup.com (Careers).

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

--------------------------------------------------------

Grand International Group, në kuadër të zgjerimit të aktiviteteve të saj, kërkon një (1) Inxhinier/e i/e Makinerisë - HVAC.

Pozicioni: Inxhinier/e i/e Makinerisë;
Lokacioni: Prishtinë, Kosovë;
Kontrata: Sipas Ligjit të Punës

Paga: 1500 Eur Neto

Orari: Full time

Aplikimet mbyllen: 10.12.2022

Përgjegjësitë kryesore:

  • Projekton në detaje instalimet makinerike sistemeve të ngrohjes, ftohjes, klimatizimit dhe ventilimit për objekte te destinauara me banim si objekte banesore, objekte administrative dhe ato me rëndësi të veçantë.
  • Përgaditja e pjesës tekstuale – Përshkrimi teknik, paramasës dhe parallogarisë
  • Paraqitja e skemave funksionale
  • Identifikon problemet teknike që kërkojnë zgjidhje për mbarëvajtjen e projektimeve, punimeve, drejton dhe propozon mënyrat dhe format e zgjidhjes së tyre;
  • Raporton në mënyre periodike (javore) te administratori duke dorëzuar dokumente mbështetëse për punën e bërë;
  • Ndjek dhe siguron që rregullat e etikës dhe disiplinës në punë të zbatohen me korrektësi;
  • Realizon dhe mban përgjegjësi për të gjithë detyrat e tjera që i ngarkohen.

Kërkesat

  • Të ketë mbaruar Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike (niveli Master)
  • Të ketë të paktën 5 vjet përvojë pune në projektimin e sistemeve të ngrohjes, ftohjes, klimatizimit dhe ventilimit për objekte te destinauara me banim si objekte banesore, objekte administrative dhe ato me rëndësi të veçantë;
  • Të ketë njohuri në përdorimin e programeve: AutoCAD/REVIT etj, për projektimin e HVAC, si dhe njohuri të Microsoft Office;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe shkathtësi për punë në grup;
  • Të ketë njohuri shume të mira të komunikimit dhe shkrimit në Gjuhën Angleze.

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur në subject pozicionin Inxhinier/e i/e Makinerisë në adresën e email-it [email protected]apo në Web faqen tonë www.grandigroup.com (Careers).

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.