business

Inxhinier të ndërtimtarisë, Ekspert i ambientit dhe çështjeve sociale, Gjeodet, Asistent/e Administrativ/e, Ekspert ligjor

  • star Publikuar: 12-12-2022
  • star Skadon: 30-12-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Administratë
Numri i pozitave 5
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 17148

Republika e Kosovës

Republika Kosova-Republic of Kosova

Qeveria –Vlada-Government

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Ministarstvo životne sredine, prostornog planiranja i infrastrukture

Ministry of Environment, Spatial Planning and Infrastructure

FTESË PËR SHPREHJE TË INTERESIT

Për pjesëmarrje të Ekspertëve në Njesinë Implementuese për Implementimin/Menaxhimin e projektit të ndërtimit të rrugës Milloshevë – Mitrovicë, dhe Zgjerimi I Rrugëve Rajonale.

Projektit i ndërtimit të rrugës nacionale N2, segmenti Milloshevë – Mitrovicë dhe Zgjerimi I Rrugëve Rajonale ( hyrja e Prizrenit, hyrja e Ferizajit, Hyrja e Gjilanit dhe rruga Kllokot Gjilan), është prioritet i Republikës së Kosovës. Këto projekte janë duke u financuar në kuadër të Kredisë nga Fondi Saudit për Zhvillim (SFD), OFID- dhe nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD/BERZh).

Procedurat e implementimit të projekteve do të jenë ato të Fondit Saudit për Zhvillim (SFD), OFID- dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), projektet janë duke u realizuar dhe do të zgjasin dy vite.

Si pjesë e marrëveshjeve të Kredisë, parashihet që të formohet Njesia për Implementimin e projektit . Kjo Njësi do të jetë në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ,dhe do të ketë ekspert të profilit teknik, mjedisor , financiar dhe të shpronësimit . Njësia Implementuese do të bëjë menaxhimin e të gjitha fazave të projektit nga aspekti teknik, financiar dhe mbrojtjes së mjedisit.

Duke u bazuar në kompleksitetin e implementimit të projektit , volumit të punëve , Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës fton Ekspertët e Interesuar që të dorëzojnë në formë elektronike dhe kopje të fortë CV-të e tyre, me përshkrim të shkurtër të përvojës së tyre paraprake dhe interesit të tyre për projektin, për këto profile të ekspertëve :

  1. Inxhinier të ndërtimtarisë – 1 pozitë
  2. Ekspert i ambientit dhe çështjeve sociale – 1 pozitë
  3. Gjeodet – 1 pozitë
  4. Asistent/e Administrativ
  5. Ekspert ligjor

Gjithësej: 5 pozita.

Ftohen të gjithë të Interesuarit që të Dorëzojnë Shprehjen e Interesit me të dhënat e tyre (CV), afati I dorëzimi të CV’s është 15 ditë nga dita e shpalljes, deri me datë 30.12.2022, në ora 16:00.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do të përpiloj Listën e Shkurtë të Kandidatëvë e cila do ti dërgohet për Miratim Fondit Saudit për Zhvillim (SFD), OFID- dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD).

Paraqitja e kandidatëve:

Divizioni i Personelit: Personi kontaktes; Vahide Syla

email: [email protected]

nr.tel: 038/ 200 28 547

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Rr. Nëna Terezë, Ndërtesa e ish-Gërmisë, kati II – zyra A 204/

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen.

1. Inxhinier i ndertimtarise

Detyrat dhe përgjegjësit:

  • Kontribon në identifikimin, zbatimin dhe monitorimin e mbështetjes ditore për aktivitetet e projektit duke përfshirë pajtueshmërinë e kontratës, menaxhimin e riskut, shëndetin dhe sigurinë, menaxhimin financiar dhe raportimin, kontrollin e dokumenteve, sigurimin dhe qeverisjen, për të siguruar respektimin e standardeve të Autostradave Europiane.
  • Shqyrton dhe vlerëson kërkesat e Inxhinierëve të Pavarur dhe Kontraktorëve të Projekteve dhe palëve që mund të dalin gjatë realizimit të punimëve;
  • Kryen monitorime të rregullta ne teren për verifikimin se a zbatohet projekti dhe kushtet teknike gjatë realizimit të punimëve;
  • Përcjellja e punimeve të laboratorëve dhe shërbimeve tjera për realizimin e projektit.
  • Marrja pjesë në cilësinë e ekspertit në komisione teknike të formuara nga menaxheri i Njësisë;
  • Zgjidhja e çështjeve profesionale që do të dalin gjatë punimëve;
  • Pjesmarrja në takimet me kontraktuesit, mbikqyrësit, projektuesit dhe subjektet e ndryshme;
  • Jep këshilla profesionale Menaxherit të Njësisë;
  • Mirëmbanë planin e punës së projektit dhe operimet e buxhetit, siç kërkohet;
  • Verifikon certifikatat për pagesë të dorëzuara nga Inxhinierët e Pavarur dhe Kontraktorë e Projektit;
  • Dërgon raporte të rregullta Menaxherit të Njësisë për gjendjene e realizimit të punimëve;
  • Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga Menaxheri i Njësisë;

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara

  • Diploma Universitare: Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës;Drejtimi I Konstruktivë.
  • Eksperiencë pune profesionale të vazhdueshme (min 5 vjeçare) në institucionet ndërkombëtare, publike ose private.
  • Eksperiencë pune së paku 3 vjeçare në projekte të Infrastrukturës rrugore, ku janë aplikuar rregullat e FIDIC-ut;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze në të folur dhe shkruar;
  • Njohuri të programeve profesionale Auto Cad, MS Project, Word, Excel etj;
  • Të ketë aftësi/shkathtësi të mira menaxheriale, mbikëqyrjës, të zgjidhjes së problemëve, të komunikimit , të menaxhimit të kohës dhe të organizimit të punëve;
  • Përvojë për punë ekipore.

2. Ekspert i Mjedisit dhe i çështjeve të Komunitetit

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Vlerësimi i ndikimit dhe dëmtimit te mjedisit,
  • Vlerësimi i ndikimeve të pafavorshme socio-ekonomike në fusha për të cilën bëhet zhvendosja.
  • Veprimtari të plotë të shqyrtimit dhe të përcaktimit për të përpiluar një Kuadër të Politikave të Zhvendosjes në përputhje me udhëzimet mjedisore dhe Standardin e Performancës IFC 5;
  • Kontribuojë në identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve, çështjeve, varësive dhe kufizimeve që lidhen me projektin, si dhe zhvillimin dhe zbatimin e zgjidhjeve për tejkalimin e tyre.
  • Bënë Vlerësimin socio-ekonomik dhe regjistrimin e popullsisë (vlerësimi bazë për njerëzit e prekur nga projektit, përfshirë ndikimet që lidhen me token blerjen dhe kufizimet në përdorimin e tokës.
  • I raporton direkt Drejtorit të Njësisë;

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Diploma Universitare: Shkenca mjedisore ,Inxhinieri mjedisore, shkenca fizikë apo biologji.
  • Minimum 3 (tri) vite përvojë pune specifike më projekte te infrastruktures;
  • Përvojë të deshmuar në projektet mjedisor të financuar nga IFI
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme në Republiken e Kosovës që rregullojnë fushen e mbrojtjes së mjedisit të projekteve apo vlerësimit të ndikimit të mjedisit
  • Aftësi shumë të mira komunikuese, njohje e avancuar e gjuhës Angleze në të folur dhe shkruar
  • Menaxhimi shoqëror në përputhje me standardet e BE-së.

3. Gjeodet

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mbanë shënime për Elaboratin e shpronësimit dhe bënë matjet gjeodezike në terren për ti verifikuar punimet dhe sasive të ekzekutuara nga Kontraktori se a janë realizuar sipas projekti detal, hartimi i Raporteve për NjZP.
  • Shqyrton kërkesave të palëve , që kanë të bëjnë me shpronësime dhe kërkesa tjera.
  • Dhënje Mendimi profesional që do të dalin gjatë punëve.
  • Bashkëpunon me MMPHI , Agjencinë Kadastrale dhe Komunat për çështjet që kanë të bëjnë me shpronësimet, kontestet pronësore etj. .
  • Marrja pjesë në komisionet teknike të formuara brenda Njësisë .
  • Bashkëpunon me anëtarët tjerë të NjZP , për çështjet që kanë të bëjnë me pronat , parcelat kadastrale dhe çështjet tjera që lidhen me detyrat dhe përgjegjësit e gjeodetit .

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Diplomë universitare: Inxhinier i Gjeodezisë me 2 (dy ) vite përvojë pune , ose Bachelor i diplomuar i gjeodezisë me 3 (tri ) vite përvojë pune në projekte të Infrastrukturës rrugore .
  • Përvoja mund të jetë , në sektorin privat ose publik.
  • Njohja e programeve Autocad , Excel, Word dhe programeve kompjuterike specifike që lidhen me gjeodezinë Inxhinierike .
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze në të folur dhe shkruar
  • Aftësi për punë ekipore

4. Asistent/e Administrativ

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Siguron mbështetje të përgjithshme administrative dhe teknike;
  • Përgatitë materialin për NjZP dhe modifikon dokumentet sipas agjendës;
  • Pranon dhe shpërndan korrespondencën për NjZP dhe kujdeset për mbarëvajtjen e saj;
  • Ruan dhe mirëmban sistemin elektronik dhe kopjet fizike të dokumenteve dhe dosjeve të NJZP’s;
  • Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera për NjZP;
  • Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga anëtarët e NjZP;

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Diplomë universitare/Arsimim i lartë, trajnim përkatës dhe së paku një (1) vit përvojë pune në fushën administrative;
  • Klasifikimin e dokumentacionit;
  • Shkathtësi komunikimi, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
  • Aftësi koordinimi dhe mbikëqyrje të punës së personelit në nivelin administrativ dhe teknik;
  • Njohje e gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar

5. Ekspert ligjor

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Udhëheqë grupet punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet një gjë e tillë nga Drejtori i Njësisë;
  • Ofron këshilla ligjore specifike për Drejtorin e Njësisë
  • Ofron ekspertisë në risistemim;
  • Ofron njohuri specifike për të vlerësuar, përzgjedhur, përshtatur dhe sipas procedurave standarde të risistemimit;
  • Përgatitja e raporteve dhe rekomandimeve me shkrim; dhe të njejtat i’a përcjell drejtorit të Njësisë;
  • Mbikëqyrë dhe monitoron zbatimin e të drejtave dhe lirive të njeriut (në veçanti të drejtën për banim të përshtatshëm-right to adequate housing) në rastin e Blerjes së tokës, Rivendosjes së pavullnetshme dhe Zhvendosjes Ekonomike;
  • Përkujdeset për ruajtjen dhe fshehtësinë e të gjitha informatave dhe të dhënave që i merr, duke i kushtuar kujdes të veçantë sigurisë së ankuesve, palëve të dëmtuara;;
  • Koordinon aktivitetet e palëve / të institucionet dhe personelit të stafit, në fushën specifike;
  • Monitoron dhe mbikëqyrë procesin e zhvendosjes dhe rivendosjes (rikthimit të jetesës);
  • Mbikëqyrë, këshillon dhe administron palët në proces: Për pronarët e tokave që përballen me shpronësimin ose perspektivën e shpronësimit,
  • Ofrimi i këshillave ligjore, dhe asistencë për palët në të gjitha aspektet e procesit duke përfshirë negocimin, ndërmjetësimin.
  • Kryen detyra të tjera të ndërlidhura të caktuara nga Drejtori i Njësisë.
  • I raporton dhe përgjigjet direkt Drejtorit të Njësisë;

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Diplomë universitare në shkencat juridike;
  • Minimum përvojë pune 5 (pesë) vjet;
  • Nga 5 (pesë) vitet përvojë, tre (vite) përvojë profesionale dhe me palë;
  • Aftësi dhe shkathtësi në negocim dhe ndërmjetësim;
  • Eksperiencë në fushën e të Drejtave të Njeriut;
  • Njohuri specifike në fushën e legjislacionit dhe atë të konventave ;
  • Njohuri shumë të mirë të gjuhës angleze në të folur dhe shkruar;
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion.